Karanmalis bën gjysmën e "detyrës"
Autori i Lajmit: red.
Athinë - Kryeministri grek, Karanmalis, shkarkoi dje 9 nga ministrat e kabinetit të tij. Kjo ishte një lëvizje që tashmë pritej prej kohësh pas protestave të dhunshme në rrugët e shtetit helen. Me këto lëvizje, shefi i Demokracisë së Re kërkon tashmë të përmirësojë imazhin gjithnjë e në rënie të qeverisë së Athinës, duke larguar 9 ministra, por njëkohësisht duke mos lëvizur nga detyra tre nga emrat më të rëndësishëm të këtij kabineti. Kështu, nuk ndryshojnë emrat e ministres së Jashtme (Dora Bakojanis), ministrit të Brendshëm (Prokopis Pavlopulos) dhe atij të Mbrojtjes (Vangjelis Meimarakis). Dje, zëdhënësi i qeverisë greke ka deklaruar rinovimin e qeverisë së konservatorëve dhe ndryshimin e disa prej portofoleve më të rëndësishme të saj, duke lënë jashtë qeverisë ata ministra apo zëvendësministra, emri i të cilëve u përfshi në skandalin e Vatopedit, që kishte të bënte me shitblerjet e pronave mes shtetit dhe manastirit. Ndërkohë ministri i Ekonomisë, që është kritikuar vazhdimisht nga opozita për reformat në ekonomi dhe për gjendjen e keqe financiare të Greqisë, do të zëvendësohet me një tjetër emër. Pas krizës ekonomike mbarëbotërore, e cila po vazhdon të ndikojë negativisht në jetën e vendit si dhe të zhvillimeve të fundit në Greqi, pas vrasjes së një adoleshenti 15-vjeçar dhe valës së incidenteve të dhunshme që shoqëruan për ditë me radhë të gjithë vendin, duket se Karamanlisi kërkon të shpëtojë në këtë mënyrë mandatin e tij, i cili, nëse nuk do të përfundonte, do të ishte mandati i dyti radhazi i lënë përgjysmë. Më konkretisht, Karamanlisi ka ndryshuar ministrat e Ekonomisë, të Zhvillimit, të Turizmit, të Arsimit dhe Besimit Fetar, të Kulturës, të Drejtësisë, të Transporteve, të Maqedonisë dhe Trakës. Zëdhënësi i qeverisë greke deklaroi se betimi i ministrave të rinj do të bëhet sot në orën 11 të mëngjesit.
Ky lajm është publikuar: 08/01/2009