Energjia, rritje rekord e çmimit, 40% më shtrenjt
Autori i Lajmit: Redaksia
Pronari i ri i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, kompania CEZ parashikon rritjen e çmimit të energjisë me 44.2%. Rritje rekord, që sipas kompanisë shtrihet përgjatë dy viteve; 23.1% në vitin 2010 dhe pjesa tjetër do të rritet në 2011-n.
Më të dëmtuarit
Duket se rritja do të godasë fort konsumatorin familjar, kategoritë e atyre që konsumojnë deri në 300 kilovat. Aktualisht çmimi është 7 lekë për ata që konsumojnë 300 kv dhe 12 lekë për ata që e kalojnë këtë kufi. Pas aplikimit të çmimit të ri, sipas OSSH-së, konsumatori familjar do ta paguajnë energjinë me 9.15 lekë kilovatin. Propozimi është bërë dje gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar nga Enti Rregullator i Energjisë, ku drejtuesit e CEZ e kanë argumentuar kërkesën për rritjen e çmimit me nivelin e lartë të humbjeve, borxhet e shumta që ka OSSH, si dhe gjendjen e vështirë financiare të kompanisë. Sipas tyre, CEZ duhet që brenda vitit 2010 të ketë 44.5 miliardë lekë të ardhura në arkë, gjë që është e pamundur. Për këtë, nevojitet rritja në masën 44.2% e çmimit të energjisë. Pritet që Enti Rregullator i Energjisë të marrë një vendim brenda datës 17 dhjetor.
Kërkesat
Tre kompanitë e sistemit energjetik kanë paraqitur për herë të parë publikisht kërkesat e tyre për rritjen e tarifave të energjisë për vitin e ardhshëm. Rritja rrezikon që këtë herë të godasë më fort të varfrit, pasi OSSH ka kërkuar prishjen e skemës së çmimeve me dy blloqe. Sipas kërkesës së OSSH-së, çmimi i ri për familjarët kërkohet të jetë unik, që do të thotë për ata që konsumojnë më pak se 300 kilovat orë rritja do të jetë mbi 31 për qind. OSSH thotë se vetëm nëse çmimi rritet 43 për qind, atëherë ai barazohet me koston. Nëse Enti do të miratojë kërkesat e tre kompanive, OSSH KESH dhe OST, konsumatorët shqiptarë do të përballen këtë vit me rritjen më të madhe historike të çmimit të energjisë. Ndërkohë që pritet që vendimi i Entit Rregullator të Energjisë të merret më 15 dhjetor.
Energjia
Gjatë fillimit të këtij viti por edhe muajt në vazhdim, çmimi i energjisë elektrike ka qenë i ulët ndikuar edhe nga ulja e kërkesës nga disa vende për shkak të krizës ekonomike. Gjatë muajve të parë të vitit 2009, çmimi më i ulët i energjisë elektrike që një kompani importuese ka ofruar për Shqipërinë, ka qenë 49 euro për MË/h, ose deri në 41 euro më lirë sesa është ofruar gjatë vitit 2008, ku çmimet e ofruara nga kompanitë arrinin deri në 100 euro për MË/h. Referuar të dhënave nga raporti i BB-së pranë Komisionit të Ekonomisë, në rast se regjimi i çmimeve në tregun rajonal për vitin 2009, vazhdon të ndiqet edhe gjatë vitit 2010, atëherë një konsumator familjar, i cili ka konsumuar nën 300 kilovat, nuk do të paguajë më 7 lekë, por 7.6 lekë për kilovat.
Ky lajm është publikuar: 26/11/2009