I superkërkuari Alket Rizai do të martohet në qeli
Autori i Lajmit: Redaksia
Pas nëntë vitesh ndjekje të pafund nga forcat speciale EKAM nëpër vende të ndryshme ku fshihej, dhe me gjithë arratisjet kinematografike, Alket Rizai ka vendosur më në fund të martohet me të dashurën e tij, Sulën. Në një intervistë për kanalin Alpha, Sula vërtetoi se do të martohen në Koridhalo me martesë fetare. Për momentin që e kapën, Sula tha se Alketi donte të vriste veten, por ajo e ndaloi. Kur u pyet Sula përse preferoi të jetë në krah të një burri që kërkohet nga policia, ajo tha në mënyrë kategorike: "Flet dashuria. Më do shumë ashtu siç e dua edhe unë". Në pyetjen nëse e shqetëson akuza e rëndë mbi Rizain, ajo u përgjigj se mesazhi i saj brenda burgut për Alketin ishte "të ketë kujdes veten, të mos mërzitet, sepse e dua shumë". "Unë di që është njeri i ndershëm nga mënyra se si më sillet", tha ajo.
Si u njoh, Sula me Alketin?
Kur Alketi njohu Sulën nga Peristeri.....U njohën në një bar-kafe në Burnazi, para 9 vitesh, kur Sula sapo kishte marrë ndarjen nga gjyqi. Në një intervistë për gazetën "Proto Thema" Sula tregon se si la familjen e saj dhe u drejtua për në rrugën e paligjshme për hir të Alket Rizait. "Kur flet dashuria shumë herë logjika duhet "të distancohet", - thotë ajo.
Edhe Alketi deklaroi dashurinë e tij në një intervistë dhënë gazetës "Vima tis Kiriakis". Nga burgu i Koridhalosë ai referoi tek e dashura e tij një këngë të Lica Sakelariut. "Sula është pjesa tjetër imja, gjysma ime tjetër, gjysma tjetër e trupit tim", - tha Alketi kur u pyet për rolin e Sulës në jetën e tij.
Përpjekja më e madhe në gjyq ishte që Alketi të shfajësonte me çdo mënyrë Sulën. "Është vallë gabim të dashurosh? Do ta fusni në burg, sepse dashuroi një shqiptar?" - tha ai në prokurori.
Çifti ka deklaruar se nuk janë gjetur nga celulari i Sulës, sepse kishte muaj që nuk kishte komunikuar me familjen e saj". “Jam e dashuruar, jo injorante", - ka thënë e dashura e Alket Rizait, që së shpejti do të bëhet gruaja e tij, Sula.
Arrestimi
Policia e Athinës, e asistuar edhe nga homologë të saj ndërkombëtarë, por e ndihmuar me informacion të bollshëm edhe nga Policia Shqiptare, organizoi një operacion të posaçëm që nisi në orët e para të ditës së hënë ku dhe u aktivizuan disa qindra forca policore dhe logjistikë e paparë në shumë operacione të tjera. Të dhënat mbërritën përmes identifikimit të të dashurës së Rizait, një 33-vjeçare greke, Shula, nga lagjja “Peristeri” e Athinës që kishte ndihmuar dy herë Alketin të arratisej nga burgjet me helikopter. Së resë greke iu përgjuan telefonat dhe u arrit të zbardheshin lidhjet mes të dyve. Nga ana tjetër, Rizai, që deri vonë kishte mbajtur flokët të lyera biond, tani shfaqej me flokë në ngjyrë të zezë, në përpjekje për të mos u identifikuar nga policia. Për më tepër, Alket Rizai dhe e dashura e tij greke, lëviznin me "Benz Mercedes" të blinduar. Këtë radhë duket se policia kishte vënë mend dhe, ndonëse kishte disa ditë që kishte mësuar vendndodhjen e Rizait dhe të së dashurës së tij, po priste çastin e duhur që ta kapte, duke mos i lënë shteg arratie të tretë. Ajo nuk mund të mos kishte parasysh faktin se Alket Rizai, në bashkëpunim me grekun më të kërkuar Nikos Paleokostas, i cilësuar si bosi i krimit në Greqi, ishin arratisur dy herë nga burgu më i sigurt i vendit fqinjë, Koridhalos. E para kishte ndodhur me mjet privat fluturimi të marrë me dhunë nga persona që i ndihmonin nga jashtë, më 4 qershor 2006 dhe e dyta sërish me të njëjtën skemë, më 23 shkurt të vitit në vazhdim. Arratia e dytë erdhi pasi Rizai dhe shoku i tij grek, Paleokostas, ishin strehuar sërish në burgun e sigurisë së lartë (të paktën nga emërtesa shtetërore si i tillë), të Koridhalosit, pak ditë pasi më 10 janar ishte arrestuar dhe ndodhej në burgun e Korfuzit.
Arrati e kryer në mënyrë spektakolare duke përdorur veç makinash e motorësh dhe helikopterë dhe avionë privatë.
Për më tepër, vetëm pak ditë më parë, Alket Rizai, i dyshuar se është përfshirë në vrasje të organizuara nga Paleokostas, i kishte shpëtuar një tjetër aksioni policor duke marrë arratinë.
Ai gjendej në zonën e Voitias në periferi të Athinës dhe kur forcat policore u afruan ta arrestojnë, ai sërish u shpëtoi.
Kurse më herët, më 14 prill të këtij viti, një tjetër arrati ndodhi pasi policia sërish kishte dështuar ta kapte, në zonën e Aleoporios. Ndaj në operacionin e fundit nuk munguan as mjetet fluturuese që vëzhgonin nga lart procedimin e operacionit në terren ku më shumë se uniformat blu, ishin dyndur agjentët e maskuar si civilë. Në orën 07.10 të mëngjesit të së hënës, gjithçka ishte gati për të shtënë në dorë shqiptarin që u shndërrua në personin më të kërkuar të Greqisë. Pasi u konfirmuan të dhënat e fituara në rrugë operative, policia u përqendrua në lokalitetin Ano Suli në Gramatiko, zonë periferike në Maratonë, pranë Athinës.
Ky lajm është publikuar: 26/11/2009