Energjia, te cmonopolizohet tregu
Blerina Hoxha
Ne prag te kalimit ne pronesi private te sektorit te energjise elektrike, Autoriteti i Konkurences kerkon cmonopolizimin e tregut. Pas nje hetimi te pergjithshem ne sektorin e energjise elektrike, autoriteti qe pergjigjet per konkurence te lire ne tregje ka shperndare disa "detyra" per Ministrine e Energjetikes, Entin Rregullator te Energjise, KESH-in, Operatorin e Sistemit te Trasmetimit. Tregu i energjise elektrike ne Shqiperi eshte ne fazat e procesit te liberalizimit, por realizimi i ketij procesi kerkon investime te konsiderueshme. Kryesisht ne burimet e reja energjetike, sistemin e transmetimit dhe ate te shperndarjes per nje eficence reale te tregut dhe per te siguruar sherbimin e detyrueshem publik, te furnizimit te konsumatoreve me energji elektrike, thuhet ne raportin e Konkurences. Ne rekomadime thuhet se, pervec Operatorit te Sistemit te Shperndarjes, ne treg duhet te funksionoje Operatori i Furnizimit me Shumice, mundesisht i ndare nga OSSH, qe se bashku me ndermjetesit e tregut te energjise dhe krijimin e nje Qendre Funksionale Dispecer, do te realizonin nje treg funksional te energjise. Ne kete menyre do te hapet dhe do te rritet konkurrenca si ne krahun e prodhimit ashtu edhe ne tregun e furnizimit me shumice dhe me pakice me energji. Gjithashtu, Komisioni i Konkurrences vendosi t'i rekomandoje Entit Rregullator te Energjise Elektrike te rrise mundesine e perfshirjes te sa me shume bizneseve si kliente te kualifikuar, gje qe do ta bente kerkesen me elastike dhe tregun me te hapur. Gjithashtu miratimi i tarifave te tregtimit te energjise elektrike duhet bere ne menyre te balancuar dhe pa diskriminime, te cilat duhet te jene te orientuara drejt kostos mesatare te energjise. Komisioni i Konkurrences vendosi t'i rekomandoje OST sh.a. dhe OSSH sh.a. qe per cdo rast, te siguroje aksesin ne rrjet te te gjithe konsumatoreve ne perputhje me rregullat e sjelljes se operatoreve me fuqi te ndjeshme ne treg.
Rekomandimet per cmonopolizim:
Ne rastet kur monopolet natyrore administrohen nga shteti (KESH dhe OST), duhet te sigurohet qe te funksiojne si ndermarrje tregtare, duke eliminuar mbeshtetjen financiare nga qeveria.
Pervec OSSH-se, ne treg duhet te funksionoje Operatori i Furnizimit me Shumice, mundesisht i ndare nga OSSH dhe nje Qender Funksionale Dispecer, qe do te realizonin nje treg funksional te energjise.
Institucionet publike te respektojne para miratimit te akteve vleresimin nga ana e Autoritetit te Konkurrences.
ERE te rrise mundesine e perfshirjes te sa me shume bizneseve si kliente te kualifikuar.
Pas privatizimit te OSSH-se, ERE-s i rekomandohet te ndermarre hapat e nevojshem per liberalizimin e metejshem te tregut nepermjet licensimit te ndermjetesve te tregut.
Miratimi i tarifave te tregtimit te energjise elektrike duhet bere ne menyre te balancuar dhe pa diskriminime.
ERE-s i rekomandohet qe te shkrije dy metodikat e shitje-blerjes se energjise elektrike mes prodhuesve te vegjel te energjise elektrike dhe OSSH -se ne nje te vetme.
Gjithashtu, Komisioni i Konkurrences vendosi t'i rekomandoje OST sh.a. per cdo rast te siguroje aksesin ne rrjet te te gjithe konsumatoreve.