E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia del nga "tutela" e FMN-se

Qeveria shqiptare do te vazhdoje bashkepunimin me Fondin Monetar Nderkombetar (FMN) edhe pas perfundimit te marreveshjes se 4 PRGF-EFF. Keshilltarja e kryeministrit, Suzana Guxholli, tha dje se , "tashme Shqiperia hyn ne nje faze te re bashkepunimi me Fondin Monetar Nderkombetar, per faktin se kemi dale nga statusi i vendeve te varfera dhe ne kete menyre, do te hartohet edhe nje marreveshje e re, e cila do te kete me pak objektiva te vendosur nga ky institucion". Duke vleresuar bashkepunimin e qeverise shqiptare me FMN-ne gjate ketyre viteve "si te rendesishme" ne rrugen drejt zhvillimit, keshilltarja e kryeministrit Guxholli, theksoi ne te njejten kohe se," marreveshja e re e cila do te hartohet nga Ministra e Financave ne bashkepunim me FMN-ne do te konsistoje ne keshillimin per projekte te vecanta." Qeveria shqiptare do te mund t'i drejtohet FMN-se, sa here ajo te kete nevoje per projekte te vecanta, por nuk do te kete nje mbikqyrje te perhershme, ashtu sic ishte ne marreveshjen e cila perfundon ne fund te ketij viti", deklaroi Guxholli. Sipas saj, ekonomia shqiptare tashme eshte e stabilizuar dhe e konsoliduar plotesisht dhe asistenca e FMN-se, do te jete e here pas hershme, por ne nje menyre te re pa objektiva e parametra. "Qeveria shqiptare dhe Ministria e Financave kane permbyllur nje nga raundet me te suksesshme te negociatave me Fondin Monetar Nderkombetar, negociata qe konkluduan rishikimin tejet te suksesshem te raundit te fundit te marreveshjes PRGF-EFF dhe konsultimet mbi projekt buxhetin e vitit 2009", vijoi ajo.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›