E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, gati tapite e para

Pas percaktimit te emrave te pronareve te pare, qe do te perfitojne kompensim per tokat e zena nga ndertimet pa leje, Agjencia e Legalizimit ka derguar per miratim ne qeveri edhe 6 mije objekte pa leje, qe do te pajisen me dokumentacion. Dje, gjate nje takimi te zhvilluar nga CoPlan, drejtori i pergjithshem i ALUIZNI-it, Shaban Memia, beri te ditur se krahas ketyre perfituesve, po pergatiten dokumentet edhe per 10 mije objekte te tjera qe do te marrin lejen e legalizimit.

Legalizimet

Procesi i legalizimit te ndertimeve informale eshte parashikuar qe te perfundoje vitin e ardhshem, vit i cili perkon edhe me zhvillimin e zgjedhjeve elektorale. Gjate takimit te djeshem kreu i Agjencise se Legalizimit Memia, sqaroi ne detaje te gjithe procesin si dhe punen e kryer deri me tani. Sipas tij jane 350 mije ndertime informate, qe shtrihen ne nje siperfaqe prej 320 mije hektaresh. Nderkohe per permes procesit te vetedeklarimit vullnetar, jane perfshire ne procesin e legalizimit plot 270595 objekte informate. Objektet informale te vetedeklaruara ndahen ne dy kategori, ne objekte krejtesisht informale dhe objekte me leje, por qe kane kryer shtesa informale. Ne kategorine e dyte bejne pjese edhe pallatet e reja me shtesa si edhe pallatet me shtesa te ndertuara para '91. Nderkohe, mesohet se jane 120 pronare nga qytete te ndryshme ne te gjithe vendin, do te perfitojne kompensim per tokat, qe i jane zene nga ndertimet pa leje. Ne kuader te procesit te legalizimeve, Memia beri te ditur dje se jane ne proces 12 hektare toke qe do te paguhen nga shteti me cmimin e tregut.

Procesi

Mbi 60 per qind e pasurive te paluajtshme ne gjithe vendin, jane informale dhe vlera e tyre llogaritet te jete 8 miliarde euro. Ne vendin tone ka 350 mije objekte te paligjshme qe shtrihen ne nje siperfaqe prej 320 mije hektaresh. Ne kete shifer nuk jane te perfshire shtesat e pallateve te rinj, behet fjale pikerisht per ato pallate, te cilat ndertuesit nuk i jane permbajtur planit fillestar. Per pallatet e reja, tapite do te jepen edhe ne rastet kur ndertuesit nuk e kane paguar detyrimin e tyre. Sipas variantit te ri te ligjit, legalizimet do te kryhen ne favor te bleresit dhe per shoqerite e ndertimit, do te ndiqen procedurat per shlyerjen e detyrimeve qe kane ndaj shtetit. Por jo te gjitha objektet pa leje jane bere pjese e procesit te legalizimit. Te gjitha ndertimet pa leje, qe jane bere pas dates 15 maj nuk do te legalizohen.

120 Pronare Do te kompensohen brenda muajit dhjetor per tokat qe u jane zene nga ndertimet pa leje. Cdo jave do te dergohen ne qeveri lista te reja me emra pronaresh, te cilat pasi te miratohen do perfitojne kompensim.

6 Mije Objekte jane ne pritje te miratimit te Keshillit te Ministrave per t'u pajisur me leje legalizimi. Nderkohe, Agjencia e Legalizimeve eshte duke pergatitur listen e dyte me 10 mije ndertime te tjera qe do perfitojne.

Procesi i kompensimit te pronareve te tokave, mbi te cilat jane ndertuar objektet pa leje do te ece paralel me ate te legalizimit. Pra ndertuesit do te paguajne detyrimet financiare qe me pas do u kalojne pronareve.

Pronaret e qarkut te Tiranes, Vlores, Shkodres dhe Elbasanit jane te paret qe do te perfitojne kompensim per tokat e zena nga ndertimet, qe jane ne proces legalizimi. Fondi per ta eshte llogaritur 252 milione leke.

Titujt e pronesise, ne dy versione

Qytetaret qe te marrin titujt e pronesise, nuk do te kene nevoje te prodhojne dokumente pronesie, si harta, gen-plane, planimetri, sepse dokumentacioni i pronesise i dhene nga ALUIZNI eshte ne perputhje me te gjitha kriteret e duhura ligjore. Gjithashtu dokumentacioni i pronesise eshte i disponueshem ne dy versione, versionin manual dhe ate elektronik, eshte dokumentacion i certifikuar dhe i zyrtarizuar me te gjitha te dhenat e pronesise. Nga ana tjeter eshte mbyllur tashme miratimi i zonave informale mbi 5 hektare. Zonat e tjera jane nen 5 ha dhe miratimi i tyre kryhet nga KRRT-te e qyteteve perkatese. Ne mbledhjen e fundit te KRRTRSH-se u miratua legalizimi i 11364 objekteve informale. Nga ky vendim i KRRTRSH-se perfituan 6 qarqe te vendit. Sipas te dhenave nga Agjencia e Legalizimit deri me tani, jane perpunuar 120 mije pasuri me mbi 5 hektare me nje siperfaqe ndertimore prej 3000 ha.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›