E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza, bankat nen kontroll te rrepte

Sistemi bankar serish ne analize. Keshilli i Mbikeqyrjes se Bankes se Shqiperise do te marre ne shqyrtim, javen qe vjen te gjitha zhvillimet ne sistemin bankar shqiptar per tremujorin e trete te ketij viti. Analizat e shpeshta ne kete drejtim po behen me qellim njohjen nga afer te te gjitha zhvillimeve ne sistemin bankar, nisur nga zhvillimet e fundit qe po pesojne tregjet financiare nderkombetare. Sipas te Bankes se Shqiperise analizat e fundit tregojne se, sistemi bankar, ka perballuar ne menyre te kenaqshme "efektin domino" te tregut nderkombetar financiar. "Ne si Banke e Shqiperise, kemi furnizuar tregun me likuiditet te mjaftueshem, per te shmangur cdo situate te padeshiruar ne sistem" eshte shprehur gjate kesaj jave, Guvernatori i BSH-se, Ardian Fullani. Ai garantoi se, Banka e Shqiperise do te vazhdoje ta beje kete gje, ne perputhje me nevojat dhe specifikat qe do te kete tregu, ne momente te ndryshme kohe. Po gjate kesaj jave, Banka e Shqiperise u ka bere apel bankave te nivelit te dyte, qe te analizojne me kujdes ekonomine shqiptare per t'i dhene asaj shanset reale nepermjet mbeshtetjes me kredi bankare. Kredia bankare ka qene faktor kyc per zhvillimin ekonomik te vendit e per rrjedhim, ajo duhet te jete e tille edhe ne te ardhmen, ka keshilluar Guvernatori. Gjithashtu, Banka e Shqiperise i ka kerkuar biznesit shqiptar te vazhdoje te jete aktiv, largpames dhe dinamik ne zhvillimin e planeve te tij te biznesit. Sipas bankes, vetem keshtu do te behet e mundur qe ai te jete i kapitalizuar, fitimprures dhe i kredituar nga sistemi bankar. Nga ana tjeter biznesi duhet te bashkepunoje me ngushte me banken, jo vetem per te thithur kredi, por edhe konsulence financiare, nje element i domosdoshem per stabilitetin afatgjate te aktivitetit te tij. Ndersa individeve, Banka e Shqiperise i'u ka rekomanduar te jene te qete, te matur dhe racionale ne menyren se si e menaxhojne portofolin e tyre kursim - investime. Cdo forme kursimi apo investimi jashte bankave, me para ne dore, mbart nje rrezik te konsiderueshem moral, financiar dhe fizik, keshillon BSH-se.

B.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›