KE: Greva, nje dem per Shqiperine

Europarlamentarja Doris Pack e konsideron si nje nervozizem te tepert greven e urise te nisur nga deputetet e Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Demokristiane. Ne nje interviste nga Brukseli per TV Klan, Pack si nje njohese e mire e situates politike ne vend, thekson se nuk eshte e udhes qe per nje ceshtje teknike, sic eshte perfaqesimi me anetare ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, te merren masa ekstreme sic eshte greva e urise. Sipas Pack, paragjykimi qe kane nje pjese e partive te vogla per procesin zgjedhor ne vend, mund te sjell rezultate negative edhe ne vleresimin e Komisionit Evropian per Shqiperine. Po keshtu europarlamentarja thekson se kjo situate mund te zgjidhet me negociata dhe e konsideron si normal, faktin qe mes dy partive te medha PS dhe PD ka negociata per Kodin Zgjedhor.
Si e shikoni greven e urise qe po mbahet ne Kuvend duke nisur nga dita e hene?
Po kam degjuar per te dhe dua te them qe eshte nje menyre reagimi, qe zgjidhet nga njerez te cilet jane vertet duke vuajtur. Ne fakt eshte nje gje pozitive per interesa personale, te cilat une i kuptoj, por nuk mendoj se eshte menyra e duhur per te trajtuar nje ceshtje te tille. Mendoj se kjo tregon edhe nivelin e larte te mosbesimit qe ka ndermjet partive politike. Ata jane tashme ne greve urie dhe po u tregojne te gjitheve, qe do te kontestojne zgjedhjet, duke i bere nje dem te madh Shqiperise, jo Partise Demokratike, jo Partise Socialiste, por vete shqiptareve. Pasi Shqiperia per te paren here beri te mundur qe te kete nje ligj elektoral, i cili eshte i mire dhe u mbeshtet nga nje shumice e konsiderueshme parlamentare. Shqiptaret do te kene karta identiteti se paku, do te kene lista funksionale votuesish. Pra, per te paren here vihet re qe gjerat do te rregullohen ne kete vend, nderkohe qe disa parti te vogla shkaktojne probleme te tilla, pasi jane te pakenaqur nga bisedimet mes dy partive te medha politike. Une e kuptoj qe ata nuk mund t'i pelqejne te tilla negociata, por te perdoresh greven e urise per nje ceshtje kaq teknike, mendoj se eshte nje nervozizem i tepert. Nuk me duket shume e zgjuar, nuk tregohet fort pjekuri, kur perdoret greve urie per nje ceshtje te tille. Kjo ceshtje eshte e zgjidhshme, nese u leshohet nje vend ketyre partive dhe shpresoj vertet shume qe forcat politike ta gjejne zgjidhjen. Gjithsesi une nuk mendoj se kjo eshte arsye per te kontestuar zgjedhjet e ardhshme, sepse te gjithe edhe une, presim nje proces te mire zgjedhor. Ju e dini qe kam qene gjithmone e pranishme ne Shqiperi, gjate zgjedhjeve dhe kam kritikuar perhere, pavaresisht kush ka qene ne pushtet. Kam kritikuar gjithmone se ishte e pamundur te arrihej nje proces i mire zgjedhor dhe tani qe vendi eshte ne rrugen e duhur, per ta arritur, per nje gje kaq te paperfillshme te besh greve urie, duke vene ne rrezik edhe ate Raport te mire per Shqiperine, Progres-Raportin qe u paraqit javen e kaluar. Nese do te isha une nje anetare e nje partie te vogel shqiptare, nuk do te veproja sic po vepron zoti Meta, zoti Ndoka etj.
C'pergjegjesi mbajne per kete ceshtje PD, PS dhe vete deputetet. Si mund te zgjidhet kjo situate?
Me ate qe kam degjuar gjate nje viti, di qe e gjithe ceshtja lidhet me sistemin proporcional. Partia me e madhe ne pushtet ka te drejte per tre anetare ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, opozita ka te drejte per tre anetare po ashtu, Parlamenti voton dhe Presidenti zgjedh ekstra. Mendoj se nga kjo situate mund te dilej nese njera nga partite opozitare heq dore nga nje anetar, duke ja lene vendin partise tjeter ne opozite qe po e kerkon kete. Kjo mendoj se eshte e mundur, por nuk mund t'i detyroj se nga ana tjeter nuk eshte ilegale, ajo qe po ben qeveria me partine me te madhe te opozites. Marreveshja mes tyre eshte ne vijimesi te sistemit proporcional, por nese punohet ne nje situate parazgjedhore, nese mund ta them keshtu, duke lene pasqyren se keto zgjedhje mund te manipulohen, kjo nuk eshte korrekte. Sepse ajo cfare po thuhet eshte se, nese nuk do te kete perfaqesues te tyre, atehere zgjedhjet do te manipulohen ose do te falsifikohen. Nuk mendoj se ky eshte imazhi i duhur i Shqiperise, ne Progres-Raportin e fundit kemi nje pasqyre pozitive dhe kjo eshte ne interes te te gjitha parive politike, se pari ne interes te vete shqiptareve. Te besh nje rremuje kaq te madhe per nje ceshtje kaq teknike nuk mund ta mbeshtes. Nuk eshte ne doren time t'u them atyre ta mbyllin, por eshte ne doren e tyre ta kuptojne kete.
A mendoni se statusi i vendit kandidat, mund te rrezikohet veren e ardhshme nese nje parti mund te kontestoje edhe rezultatin e zgjedhjeve?
Mendoj se kontestimi i zgjedhjeve mund te behet vetem mbi fakte dhe jo mbi ide. Nese nuk kane fakte nuk mund te kontestojne. Procesi nuk mund te kontestohet mbi thashetheme. Partite ne cdo qender votimi do te kene perfaqesuesin e tyre, qe do te vezhgojne. Sepse kjo eshte detyra gjate misionit vezhgues, qe te tregojne shume kujdes kur vendosin firmen e tyre, me qellim qe te verejne se cfare eshte bere. Ne kete menyre nuk mund te kete mundesi per te falsifikuar rezultatin. Jam e sigurt se asnje prej anetareve te pozites ose opozites, apo neutralet ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve, nuk do te deshirojne te falsifikojne zgjedhjet. Sepse te gjithe ata dhe palet humbasin dicka. Shqiperia humbet ne imazh dhe ne fund drejtuesi humbet po ashtu, nuk ka rendesi nese ai eshte socialist apo demokrate. Ne mendojme se do te kujdesemi qe keto zgjedhje mos te manipulohen ose te falsifikohen. Shpresoj se te gjithe vezhguesit do ta marrin seriozisht punen e tyre, me me teper seriozitet sec e kane marr deri tani.