Kosova, sa e rrezikuar nga ndarja
PRISHTINE - Republika e Kosoves, disa jave pas mevetesimit, paraqitet ne nje situate plot rreziqe ndarjeje. Alarmin e leshoi dje analisti Daniel Serwer, nga Instituti Amerikan i Paqes. Ne nje interviste qe i dha dje radios Evropa e Lire, Serwer vleresoi se nje gje e tille, qe sipas tij, ka shume mundesi te ndodhe, “eshte nje fatkeqesi, sepse do te kete implikime rajonale”.
Nga 15 qershori, Kosova ka Kushtetuten e saj. Cfare e ben kete moment te rendesishem dhe njeheresh cilat jane sfidat qe nxjerr ne siperfaqe?
Mendoj se eshte e rendesishme qe cdo vend te kete kushtetuten e vet, hartuar nga vendoret. Rasti me Kushtetuten e Kosoves eshte se eshte hartuar nen shume kufizime nderkombetare. Megjithate, ajo eshte bere nga kosovaret dhe eshte miratuar nga Kuvendi i Kosoves. Nga ana tjeter, kjo Kushtetute trashegon nje mori sfidash. Eshte nje kushtetute e nje shoqerie demokratike, por do te duhet nje kohe e gjate derisa Kosova t’i permbushe idealet e Kushtetutes se saj. Kjo eshte nje pike nga ku fillohet.
Pak dite para hyrjes ne fuqi te Kushtetutes, kreu i Kombeve te Bashkuara paraqiti planin e tij per pranine nderkombetare ne Kosove. Mes te tjerash, propozimi parasheh futjen e BE-se nen ombrellen e Kombeve te Bashkuara. Cfare do te thote ky propozim per Kosoven?
Kombet e Bashkuara jane ne nje pozite te veshtire, duke ditur se Keshilli i Sigurimit eshte i percare rreth Kosoves. Disa vende anetare te Keshillit te Sigurimit e kane njohur pavaresine, por ato e kane kuptuar se Rezoluta 1244 eshte ende ne fuqi dhe kjo ben qe te kemi nje ombrelle te Kombeve te Bashkuara. Per mendimin tim, kjo ombrelle duhet te jete shume e holle. Mendoj se misioni i OKB-se eshte ne fundin e vet dhe Bashkimi Evropian duhet t’i marre funksionet kryesore, ku duhet ndihma nderkombetare. Me e rendesishmja ne keto fusha eshte shteti ligjor dhe ketu duhet te kemi te pranishem misionin e Bashkimit Evropian. Ne te njejten kohe, Beogradi po perpiqet shume per ta ndare Kosoven dhe per mendimin tim, as Kombet e Bashkuara, as Bashkimi Evropian, nuk po bejne sa duhet per ta ndaluar nje gje te tille.
Do te ndalesha te ndarja, kur duket se propozimi i Ban Ki Moon-it le UNMIK-un ne zonat e populluara me shumice serbe, kurse BE-ja ka me shume pergjegjesi ne zonat e banuara nga shqiptaret. A do te thote kjo se bashkesia nderkombetare po pranon ne heshtje ndarjen e Kosoves?
Mendoj se jemi shume afer nje gjeje te tille dhe kjo eshte fatkeqesia, pasi do te kete implikime rajonale. Eshte gabim te pranohet ndarja e Kosoves si de facto, ashtu dhe ajo e ligjeruar. Megjithate, mendoj se jemi shume afer kesaj.
A mendoni se propozimi i kreut te Kombeve te Bashkuara shkon ne kete drejtim?
Ajo qe shkon ne kete drejtim eshte pozicioni i Beogradit. Beogradi, duke refuzuar te pranoje pavaresine e Kosoves, duke ruajtur kontrollin ne zonat e banuara me serbe jo vetem ne veri, por edhe ne enklavat ne pjese te tjera te Kosoves, duke u perpjekur t’i ndaje sa me shume serbet dhe shqiptaret, po e nxit ndarjen. Kombet e Bashkuara vetem po reagojne ndaj qendrimit te Beogradit. Brukseli dhe Uashingtoni duhet te zgjohen dhe te shohin se cfare po ndodh.
Duket disi e cuditshme, pasi Beogradi ka refuzuar cdo propozim te nderkombetareve, perfshire dhe kete te Ban Ki Moon-it. A po refuzon realisht Beogradi apo po perpiqet te perfitoje sa me shume?
Mendoj se po perpiqet te perfitoje sa me shume. Ata kane negociuar shume mire. Sa here qe Beogradi ka hedhur poshte nje propozim, njerezit jane perpjekur te sjellin propozime te reja, qe jane me afer qendrimit te Serbise. Mendoj se kjo eshte menyre e gabuar negocimi nga ana e bashkesise nderkombetare.
Cfare do te thote kjo per palen kosovare?
Pala kosovare ka qene mencurisht e duruar. Them mencurisht, pasi nuk ka pasur mundesi te beje me shume. Eshte koha per Uashingtonin dhe Brukselin te zgjohen dhe te kuptojne se problemi i tyre eshte ne Beograd dhe duhet ta zgjidhin problemin ne Beograd. Nuk ka problem me Kosoven, por me Beogradin.
Do te kthehesha serish te propozimi i Ban Ki Moon-it, i cili ne nje menyre ndryshon edhe planin e Ahtisarit. Ndryshimet ne planin e Ahtisarit a shtojne pikepyetje rreth shtetesise se Kosoves?
Jo. Shtetesia e Kosoves eshte e vendosur. Kosova eshte sovrane dhe kosovaret duhet te sillen si sovrane. Populli i Kosoves dhe njohja nga bashkesia nderkombetare kane vendosur tashme per shtetesine e Kosoves. Ajo qe mund te bejne njerezit ne Prishtine dhe ne gjithe Kosoven, per te siguruar shtetesine e tyre, eshte te trajtojne mire pakicen serbe dhe te integrojne kete bashkesi sa me shume qe te jete e mundur. Kjo eshte ajo qe nevojitet dhe shpresoj te ndodhe. Prishtina duhet te kene koncept te qarte te qellimeve te saj dhe keto qellime duhet te jene ruajtja e integritetit territorial dhe kjo nenkupton integrimin e serbeve sa me shume qe te jete e mundur.
Si mund te flasim per integrim kur serbet e Kosoves refuzojne cdo shtrirje dore?
Eshte e vertete, por duhet mbajtur dera hapur. Eshte e vertete se serbet e Kosoves jane nen presion te jashtezakonshem nga Beogradi, qe te mos integrohen me shumicen shqiptare. Une do te beja te kunderten e asaj qe deshiron armiku im dhe kjo eshte te perpiqesha te integroja pakicen serbe sa me shume qe te jete e mundur. E perseris, te lihet dera hapur. Sic e kam sugjeruar dhe me pare, te hapen shkolla te perbashketa per serbet dhe shqiptaret, nga parashkolloret deri ne klasen e 12-te, ku mesimi do te zhvillohet ne anglisht - atehere do te shohim nje integrim shume me te shpejte.