E Diel, 1 Nëntor 2026

Maqedoni/ Arrin në 15 numri i viktimave nga gripi i derrit

Ka arritur në 15 numri i viktimave nga gripi i derrit në Maqedoni. Viktima e fundit është një grua 69-vjeçare e cila ka ndërruar jetë gjatë ditës së sotme në klinikën infektive në Shkup nga virusi A/H1N1. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pacientja ishte pranuar në klinikë para tre ditëve, ndërsa ajo vuante nga sëmundja e gjakut dhe diabeti.
Gjatë orëve të fundit në klinikën infektive janë pranuar pesë pacientë me simptomat e këtij gripi, ndërsa numri i përgjithshëm i atyre që janë në trajtim mjekësor ka shkuar në 70 pacientë.
Ndërkohë gjendja shëndetësore e të gjithë pacientëve të pranuar është e stabilizuar, përveç një pacienti i cili është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›