Festat e fundvitit, rritje çmimesh në treg

Ndërkohë që në të gjitha vendet e botës çmimet e produkteve për festat ulen në vendin tonë ndodh e kundërta.
Duke qenë se kërkesa në rastin e festave është më e madhe pasi shqiptarët e kanë në traditë që të blejnë shumë herë më tepër se zakonisht me rastin e festave. Tregtarët shprehen se çmimet janë rritur dhe se do të vazhdojnë të rriten pasi tashmë ka mbaruar prodhimi i vendit dhe ka filluar ai i importit.
Tashmë na ndajnë vetëm pak ditë prej festës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe çmimet vazhdojnë të rriten nga dita në ditë duke mos patur një justifikim real për këtë.