E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dritat, ERE: Çmim i ri për konsumin 300 kilovat

 

fabiola Çela

Çmimi i energjisë elektrike pritet të ndryshojë sërish. Në raportin e saj më të fundit, Enti Rregullator i Energjisë ka propozuar që të ndryshojë fasha e konsumimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë.Në raport theksohet se gjatë vitit 2008 janë konstatuar se ka pasur abuzime me faturimin e faturave afrofe.
Çmimi
Për abonentët që konsumojnë deri në 300 kwh energji elektrike në muaj, çmimi i energjisë është 7 lekë. Për këtë kategori konsumatorësh, në vendimin e saj më të fundit, që përkon në shkurt të 2008-ës, ERE vendosi që të mos ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Por pjesa më e madhe e energjisë që hidhet në rrjet konsumohet pikërisht nga ky grup konsumatorësh. Konkretisht gati 70 për qind e numrit të përgjithshëm të klientëve familjarë konsumojnë energji deri në bandën 300 kwh në muaj. Sipas raportit të ERE-s, gati 28 për qind e energjisë që hidhet në rrjet konsumohet nga kjo kategori konsumatorësh. Por sipas Entit, një raport i tillë është i ekzagjeruar. “Ky raport mendojmë se është i ekzagjeruar, çka do të thotë se nuk e përligj konceptin mbi të cilin është ngritur arsyetimi për krijimin e bllokut të parë, si bllok që merr në mbrojtje shtresat e konsumatorëve me të ardhura të pakta”, thuhet në raportin e Entit. Në një situatë të tillë enti ka hedhur idenë e ndryshimit të fashës së konsumit ose e thënë ndryshe së shpejti do të ulet fasha e konsumit për konsumatorët në nevojë, pra nuk do të jetë më 300 kwh orë në muaj, por më pak, dhe abonentët familjarë që do të konsumojnë 300 kwh, apo më shumë, do të paguajnë më shtrenjtë energjinë elektrike. “Gjatë vitit 2009, ERE do ta rikonsiderojë sasinë e energjisë elektrike për bllokun e parë” thuhet në raportin e ERE-s.
Raporti
Në disa raste ndërprerjet e energjisë elektrike gjatë vitit 2008 kanë qenë të qëllimshme dhe një fakt i tillë është deklaruar nga vetë Enti Rregullator i Energjisë. “Na duhet të pohojmë se në disa raste ka pasur edhe ndërprerje abuzive nga zona të caktuara të OSSH-së, me qëllim përmirësimin e indeksit të humbjeve në zonat përkatëse, çka përbën një dukuri të palejueshme” thuhet në raport. Përveç kësaj, gjatë vitit të kaluar ka pasur parregullsi në faturimin e energjisë elektrike. Disa herë nuk është respektuar intervali mujor i faturimit por është faturuar në intervale të përtejmujore, çka ka sjellë një pagesë suplementare dhe të padrejtë nga ana e klientëve. Ndërsa abonentëve që kanë matësat e dëmtuar, faturistët e OSSH-së, ju faturojnë energjinë në mënyrë arbitrare. Mospajisja me matësa e abonetëve vazhdon të jetë gangrene e OSSH-së. Kjo pasi siç dihet një pjesë e mirë e fatura afrofe nuk paguhet. Sipas të dhënave më të fundit, numri i klientëve me faturim aforfe është reduktuar në 63,590. 

humbjet
Gjatë vitit 2008, niveli i humbjeve të energjisë ka pësuar ulje por përsëri ka shumë punë për të bërë. Sipas të dhënave nga ERE, gjatë vitit të kaluar rezultatet më të dobëta janë në zonën e Kukësit, Shkodrës, Burrelit dhe Durrësit. Niveli i humbjeve të energjisë është një prej treguesve kryesore të OSSH-së. Jo pak herë ndërkombëtarët kanë kërkuar që të përmirësohet niveli humbjeve të energjisë elektrike.

faturimi
Pavarësisht aksioneve të ndërmarra nga drejtues të OSSH për ndërprerjet e energjisë elektrike, me konsumatorët që nuk e paguajnë atë përsëri ka probleme. Raporti i ERE-s nxjerr në hap se një pjesë e mirë e konsumatorëve të qyteteve të mëdha si Tirana, Durrësi, Shkodra etj vazhdojnë të mos e paguajnë energjinë që konsumojnë. Përmirësimi i nivelit të arkëtimeve është një tjetër kriter i vendosur nga ndërkombëtarët për OSSH.

matesat
Edhe pse ishte deklaruar se në 2009-ën nuk do të kishte më faturim afrofe, një gjë e tillë nuk është bërë e mundur ende. Sipas të dhënave më të fundit, numri i klientëve me faturim afrofe është reduktuar në 63.590. Zonat më problematike për sa i përket pajisjes me matësa elektrikë janë Kukësi dhe Shkodra. Faturimi afrofe është kthyer në një gangrenë të vërtetë për operatorin e shpërndarjes të energjisë, pasi një pjesë e mirë e këtyre faturave nuk paguhet.

ankesat
Nga ana e klientëve pa matësa, nuk është paraqitur asnjë ankesë se ata vazhdojnë të faturohen afrofe, kjo për arsyen e thjeshtë se këta klientë paguajnë vetëm një pjesë të energjisë elektrike të konsumuar pa limit. Kjo është arsyeja se pse disa prej klientëve të kësaj kategorie kundërshtojnë pajisjen e tyre me matësa. Por për fat të keq, operatori i sistemit të transmetimit është i dëmtuari kryesore në këtë dukuri.

Të dhënat

Konsumatorë
1042923

Familjarë
87.4%

Privatë
11.6%

Buxhetorë
1%

Energji e
shitur në Kwh
4.109 miliardë

Familjarë
55.6%

Privatë
32.0%

Buxhetorë
12.4%

bilanci i energjise

Prodhimi (GWh)    3,204    4,974    5,467    5,409        5,516    2,933    3,700
Importi (GWh)    2,072    937    567        365        633    2,828    2,417
Çmimi mes i                                   
importit (euro/GWh)    30.18    30.15    35.57    40.04        47.81    69        79
Vlera e importi                                   
(nw milion euro)    62.534    28.261    20.172    14.628        30.246    195.13    190.94
Furnizimi (GWh)    5,430    5,900    5,945    5,933        6,121    5,750    6,300
Sasia vjetore e                                   
ujit (miliard m3)    4,44    5,8    7,81    6,74        6,52    4,11    4,12
Konsumi specifik                                   
(m3 pwr kWh)    1,38    1,17    1,43    1,25        1,18    1,4        1,04
Ndalesat e                                    
energjisë (GWh)    960    662    556        664        412    891    200
Ndalesat e                                   
energjisw (orw/ditw)    4.3    2.9    2.3        2.7        1.6    3.4        0.3

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›