England: Anëtarësimi në NATO arritje e madhe
19/05/2009 Ish-zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes
Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka zhvilluar një takim të veçantë me ish-zëvendëssekretarin amerikan të Mbrojtjes Gordon England, të cilit i tha se mbështetja Shteteve të Bashkuara të Amerikës është historike për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Sipas zyrës për shtyp të PR-së, nga ana e tij ish-zëvendëssekretari England shprehu vlerësimet për reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare gjatë viteve të fundit, duke theksuar se Shqipëria përherë e më shumë po shihet nga Shtetet e Bashkuara si një partner i sigurt për bashkëpunime. “Anëtarësimi i vendit tuaj në NATO është një arritje e madhe. Jam njohur me punën tuaj kur ju ishit në krye të mbrojtjes shqiptare dhe dua t’ju përgëzoj për vizionin dhe reformat e ndërmarra. Nëse Shqipëria sot është pjesë e Aleancës, është falë edhe lidershipit të saj. Misionet tuaja në Afganistan dhe Irak kanë dhënë një shembull shumë të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”, - ka thënë England.