Kush rrezikon të mbesë jashtë legjislaturës së ardhshme
19/05/2009 30 % e grave në listat e PD-së
Lidershipi i Partisë Demokratike nuk e ka pasur të lehtë të zgjedhë numrin e duhur të grave që do të jenë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kodi Zgjedhor, i miratuar me bekimin e pjesës dërrmuese të deputetëve, pra edhe atyre të PD-së, sanksionon se lista e kandidatëve duhet të përbëhet patjetër nga të paktën 30 për qind gra. Në listat e përpiluara nga krerët e PD-së e vetmja grua që renditet në krye të një liste rajonale është kryetarja aktuale e Kuvendit dhe njëherësh nënkryetare e PD-së, Jozefina Topalli. Ajo kryeson listën e kandidatëve për Qarkun e Shkodrës, atje ku ajo personalisht, por edhe PD-ja gëzon mbështetje të madhe. Topalli është e vetmja që drejton një listë, gratë e tjera gjenden në vendin e tretë apo të katërt të listave në qarqe të ndryshme të vendit. Duke i renditur kandidatet gra në këto pozicione, në qarqe të caktuara, kur numri i deputetëve që dalin prej tyre është i vogël, mundësia që ato të jenë deputete në parlamentin e ardhshëm është e ulët. Nëse mundësi të lartë mund të kenë kandidatet që gjenden të tretat apo të katërta në Qarkun e Tiranës, nga ku dalin 32 deputetë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gratë që gjenden në listat e qarqeve që nxjerrin më pak se 8 deputetë. Në Kodin Zgjedhor, në nenin 67, pika 5 e tij, sanksionohet pikërisht detyrimi për partitë politike që të përfaqësohen me 30 për qind kandidate femra. Nëse një gjë e tillë nuk respektohet, po në Kod janë sanksionuar edhe sanksionet për shkeljen e barazisë gjinore. Kështu, mospërmbushja e këtij detyrimi dënohet me gjobë nga KQZ-ja me 30 mijë lekë për çdo zonë zgjedhore.