Firmat mbështetëse, detyrim i 11 subjekteve
19/05/2009 Sot afati i fundit i depozitimit të listave shumemërore në KQZ
Regjistrohen kandidatët e parë. Partitë joparlamentare përkrahje e noterizuar
Detyrimi i Kodit Zgjedhor për mbështetjen e listave të kandidatëve të subjekteve zgjedhore që nuk kanë asnjë mandat në Kuvend me lista mbështetëse zgjedhësish jo më pak se 10 mijë dhe 15 mijë në raste koalicionesh, ka detyruar subjektet zgjedhore të hyjnë në koalicion me partitë parlamentare. Jashtë këtyre koalicioneve, që do t’u përgjigjen përcaktimeve të Kodit Zgjedhor për këtë çështje, kanë mbetur vetëm 11 subjekte zgjedhore nga 32 të tilla që janë regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet e qershorit 2009.
Listat mbështetëse
Sipas nenit 68 të Kodit Zgjedhor, 11 subjektet duhet t’i mbështesin listat e kandidatëve për Kuvendin e Shqipërisë nga jo më pak se 10 mijë zgjedhës. Në rastin e koalicionit zgjedhor listat duhet të kenë marrë mbështetjen e jo më pak se 15 000 zgjedhësve. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit. Ky përjashtim ka detyruar 20 subjekte zgjedhore që të përfshihen në katër koalicionet zgjedhore të regjistruara në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve para pak ditësh, ku vetëm koalicioni “Aleanca e Ndryshimit” me në krye PD-në ka gjithsej 17 subjekte zgjedhore, nga të cilat gjashtë janë parlamentare dhe 11 joparlamentare. Po ashtu 3 subjekte që nuk përfaqësojnë mandate në Kuvend kanë hyrë në zgjedhje në koalicionin “Aleanca Socialiste për Integrim”, që kryesohet nga LSI-ja, 5 subjekte të tjera kanë përkrahur partinë e Nard Ndokës në koalicionin “Poli i Lirisë”, dhe vetëm “G-99” është pjesë e koalicionit që kryesohet nga PS-ja, “Bashkimi për Ndryshim”. Nga ky detyrim ligjor përjashtohet edhe partia e deputetit Spartak Ngjela “Ligj dhe Drejtësi”. KQZ-ja verifikon rregullsinë e dokumentacionit të kandidimit, ku pjesë e këtij dokumentacioni janë edhe lista e nënshkruara nga zgjedhësit. Nëse komisioni vëren parregullsi apo mospërputhje të kërkesave të Kodit, ia kthen për korrigjim subjektit zgjedhor. I vetmi kriter ligjor për të pranuar vërtetësinë e firmëtarit është noterizimi i listës së zgjedhësve mbështetës për kandidatët. Zgjedhësi duhet të jetë i regjistruar në zonën zgjedhore përkatëse dhe nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat, parti apo koalicion.
Listat e kandidatëve
Disa orë para skadimit të afatit që ligji për zgjedhjet lë në dispozicion të subjekteve zgjedhore për të depozituar pranë KQZ-së listat shumemërore të kandidatëve për deputetë, pesë partitë e para kanë bërë regjistrimet e tyre. Pas partisë “Demokracia Sociale” të Paskal Milos, sipas burimeve zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kanë depozituar listat shumemërore edhe partia “Bashkimi Liberaldemokrat” e Arian Starovës, partia “Lidhja Demokristiane Shqiptare” e Nikollë Lesit, Partia e Gjelbër me kryetar Edlir Petanaj dhe partia “Aleanca për Evropën” me kryetar Tomorr Imerin. Në zgjedhjet për Kuvendin që do të mbahen më 28 qershor, pranë KQZ-së nuk është regjistruar asnjë kandidat i propozuar nga zgjedhësit.
Verifikimi
KQZ-ja verifikon rregullsinë e dokumentacionit të kandidimit, ku pjesë e dokumentacionit është dhe lista e nënshkrua nga zgjedhësit. Nëse vëren parregullsi apo mospërputhje të kërkesave të Kodit, ia kthen për korrigjim subjektit zgjedhor. Zgjedhësit depozitojnë në mënyrë individuale nënshkrimet e tyre për mbështetjen e kandidatit të propozuar nga një grup zgjedhësish apo për partitë dhe koalicionet në KQZ ose përpara noterit. Nënshkrimi shoqërohet me të dhënat e plota të zgjedhësit, ku përfshihet emri dhe mbiemri, vendbanimi i përhershëm dhe numri i dokumentit të identifikimit. Zgjedhësi nuk mund të mbështesë më shumë se një kandidat, parti apo koalicion.
Partitë që kanë detyrimin të mbështesin listat e kandidatëve me firma
Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH), Hysni Milloshi
Partia “Aleanca Kombëtare” (PAK), Krenar Tahiri
Partia “Aleanca Për Evropën” (PAE), Tomorr Imeri
Partia Demokratike e Bashkimit Mysliman (PDBMSH), Osman Mema
Partia e Mendimit të Djathtë Liberal (MDL), Laureta Lici
Partia Socialkristiane e Shqipërisë (PSKSH), Fran Bruka
Partia “Toleranca e Re e Shqipërisë” (PTR), Avdi Keci
Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve (PMDE), Ymer Kurti
Partia e Punës e Shqipërisë e Riorganizuar (PPSH), Marko Dajti
Partia Ambientaliste (PA) Nasi Bozheku
Partia Shqiptare “Atdheu” (PSHA), Aran Vucaj