Meta: Brenda 2010 do mundësojmë liberalizimin e vizave
19/05/2009 LSI për raportin e fundit të BE
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta garantoi liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian brenda vitit të ardhshëm, e kjo në rast fitorje në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit. Kështu, duke komentuar raportin e fundit të BE-së, për liberalizimin e vizave, Meta u shpreh se “çështja e liberalizimit të plotë të vizave është krejtësisht e mundshme, në rast se Qeveria plotëson të gjitha standartet e kërkuara dhe ne kemi gjithë vullnetin për ta arritur sa më shpejt këtë objektiv”. Por gjithashtu, qëndruar në të njëjtin moment, kreu i LSI-së garantoi se “në radhë të parë brenda këtij viti do të liberalizojmë dhe të heqim vizat me të gjitha vendet e rajonit tonë dhe jemi të bindur se brenda vitit të ardhshëm, kjo është plotësisht e mundur për të plotësuar të gjitha standardet dhe me Bashkimin Evropian”. Një deklaratë të tillë, Meta e bëri gjatë vizitës së zhvilluar dje në njërën prej librarive kryesore të Tiranës. Gjatë kësaj vizite Meta u shpreh se “me fitoren e 28 qershorit, të ndihmojmë librin, të ndihmojmë krijuesit, të ndihmojmë botuesit duke e bërë zero TVSH-në, për të gjithë llojet e librave, dhe jo vetëm për librat shkollorë, por edhe për librin historik dhe artistik dhe kështu me radhë”. Gjithashtu, sipas tij, LSI angazhohet për të bërë zero tatimin mbi të ardhurat, mbi honoraret e shkrimtarëve. “Ëështë e domosdoshme ti kushtojmë më shumë vëmendje librit, sepse nuk mundet që libri të trajtohet si një aktivitet i zakonshëm biznesi. Ne jemi një shoqëri që kemi nevojë për kulturën, për të investuar më shumë për historinë tonë dhe për të ndihmuar të gjithë krijuesit dhe talentet në këtë fushë”, vuri në dukje Meta.