E Diel, 1 Nëntor 2026

Spahia: Vendi me bilancin më pozitiv të 18 vjetve

19/05/2009  “Lëvizja e Legalitetit”

Kryetari i Partisë “Lëvizja e Legalitetit” Ekrem Spahia ka deklaruar gjatë një takimi elektoral në qytetin e Lushnjës se vendi shkon në zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit me imazhin dhe bilancin më pozitiv të këtyre 18 vjetve. Ai përmendi disa nga arritjet kryesore, si anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ratifikimin e MSA-së nga 27 vende anëtare të Bashkimit Europian dhe aplikimin për statusin e vendit kandidat. Duke folur për alternativën e PLL-së, Spahia tha se PLL-ja paraqitet para elektoratit me programin e saj, filozofinë e vet qeverisëse dhe traditën më të mirë në drejtimin e vendit, që janë vlera dhe kontribute të drejtpërdrejta të saj në koalicionin e partive të djathta “Aleanca e Ndryshimit”. Kryetari i PLL-së u shpreh i sigurt se qytetarët shqiptarë i kanë të ditura dhe të prekshme ndryshimet pozitive që solli mazhoranca e djathtë qeverisëse.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›