Enigma e BE/Duam një Evropë që është gjermane apo greke?
Duam një Europë Gjermane apo një Gjermani europiane? Kjo është pyetje, që ekziston qysh prej vitit kur Thomas Man e nxori në shesh si problem, sepse ishte një pasqyrim i tragjedive ekzistenciale dhe dështimet politike. Sot është një alternativë që përfshin europianët në aftësinë e tyre për të planifikuar të ardhmen. Vendosin mbi një peshore kategori morale dhe politike: solidaritetit dhe prosperitetit, zhvillimit dhe një fat të përbashkët. Në perspektivën europiane kriza greke ka hapur një udhëkryq të papritur. Suksesi i ankandit të djeshëm të letrave me vlerë të qeverisë të bën të mendosh se kriza fiskale e Athinës mund të vendoset nën kontroll. Por edhe në këtë perspektivë pozitive, si mund të bashkëjetojnë dy ekonomi të ndryshme, si ajo greke dhe ajo gjermane për vitet që do të vijnë. Si mund të përafrosh aftësinë konkurruese të Greqisë me atë super të zhvilluar të Gjermanisë? Do duhet që Gjermania të rishikojë superioritetin e vet tregtar apo duhet që të jenë vendet e tjera qe ta ndjekin nga pas e të marrin shembullin e saj?
Por cili është në të vërtetë modeli gjerman? Kemi tre drita dhe tre hije në këtë kontekst: Nga njëra anë është besueshmëria në disiplinën fiskale, një sukses i shquar në eksporte, kursime në një kapacitet të lartë; kurse nga ana tjetër, kemi një rritje të ulët vendase, një efikasitet të ulët në ekonomi – që nuk është e ekspozuar ndaj konkurrencës - dhe ka një sistem të dobët bankar. Në përgjithësi, dritat mbizotërojnë mbi hijet e ekonomisë gjermane: suksesi në tregjet globale vazhdon të sigurojë rritjen e ekonomisë gjermane, që është e lidhur me ri-organizimin global që ka spostuar burimet e rritjes ekonomike nga Europa dhe SHBA, drejt Azisë. Kështu që, Gjermania është në gjendje që të ketë një tepricë energjie në “ndeshjet” me vendet e tjera, ka një tepricë të kursimeve që mund të investohen jashtë vendit në funksion edhe të plakjes së popullsisë gjermane dhe sepse ka një dobësi të vazhdueshme të tregut të brendshëm. Teprica e kursimeve gjithashtu bën të mundur në të ardhmen financimet e një deficiti fiskal. Pra, borxhi publik gjerman nuk i frikëson tregjet, edhe pse tregu ka një raport të PBB-së me 40%, që është më e lartë se ai spanjoll (73 kundër 54%). Për të rritur besueshmërinë e fiskale, Gjermania ka miratuar vitin e kaluar një institucion në nivel kushtetues që i detyron qeveritë e ardhshme të shmangin deficiteve buxhetore.
Rritja e borxhit publik mund të shtypë apo pengojë zhvillimin, sepse ata zvogëlojnë fushë-veprimin për investimet e mëdha publike të tilla si arsimi apo infrastruktura, dhe zvogëlojnë fitueshmërinë e pritshme nga investimet (pra, pasja e një kapitalit), për shkak të nivelit më të lartë të taksave. Por përkushtimi i Gjermanisë duket i motivuar kryesisht nga vlerësimet e shqetësuese të rënies demografike, e cila është e vazhdueshme. Edhe një herë tjetër, nga pikëpamja politike, Gjermania jep shembullin sesi aftësia bën të mundur përballimin e problemeve më afatgjatë.
Një kapacitet i madh politik që s’ka asgjë heroike, sepse thjesht arrin të kapë konsensusin e opinionit publik. Modeli i orientuar nga eksport i jashtëm ka një tërheqje më të madhe sesa mund të mendojnë. Kush e kritikon se fuqia e saj mbështetet mbi kërkesën e brendshme të vendeve evropiane e nënvlerëson efektin transformues të rritjes së tregtisë në një shkallë globale. Një studim në zhvillim në Institutin Peterson për Ekonomi Ndërkombëtare në Uashington, tregon se përparësitë krahasuese kanë prodhuar rritje të kufizuar në eksportet në volum shumë më të madh sesa më parë për shkak të madhësisë së tregjeve të reja në zhvillim. Reformat strukturore që rrisin produktivitetin e një vendi
shpërblehet me më shumë në rritje proporcionale në eksporte. Rezultantja e një
rritje ekonomike gjithashtu përmirëson vendet e punës dhe të ardhurat tatimore
të vendit. Ri-ekuilibrimi në shpenzimet publike nga ana e saj bën të mundur krijimin e një konsensusi pozitiv në opinionin publik, sepse adopton një qëndrim pozitiv në drejtim të reformave dhe politikave që nxisin produktivitetin e eksportuesit gjerman. Duke bërë kështuqë të mos e kenë mendjen tek përfitimet e menjëhershme që rrjedhin nga ajo, siç ka ndodhur kohët e fundit kur si kompanitë publike gjermane po ashtu edhe opinioni publik kanë folur kundër shkurtimit të taksave, që janë projektuar nga qeveria e koalicionit të ri. Vëmendja për rritjen e konkurrencës po kap nivele të pazakonta. Marrëveshja e pagave të ndërmarrjeve metalurgjike të nënshkruar 18 shkurt të fundit, kanë rritje mesatare vjetore nominale prej 1, 4% dhe brenda saj fut elemente të fleksibilitetit në përdorimin e orëve të punës javore, duke bërë kështu edhe part-time. Në disa sektorë të shërbimeve me vlerë të shtuar, bizneset nuk aplikojnë rritjen në 90% të pagës të atyre punëtorëve që nuk janë sindikatë. Një vendim i fundit nga Gjykata Federale e Punës ka inkurajuar fraksionizmin e disa sindikatave të mëdha publike, si dhe një reformë e qendrave të punës që të hapë rrugën për forma të reja të punës fleksible. Edhe legjislacionin i ri mbi përfitimet e papunësisë, e cila gjithashtu forcon impiantin, gjithashtu shton luftën kundër abuzimeve të atyre që preferojnë të marrin subvencione në vend të pranimit të një punë të re. Edhe disa "burra të mençur" - siç është grupi i drejtorëve të pavarur nga qeveria – kanë kritikuar moderimin e tepruar të pagave si një reduktim të fuqisë blerëse të familjeve gjermane.
Nga perspektiva europiane dhe gjermane konkurrenca është bërë nga prerjet e kostos së punës nuk janë të justifikuara nga nivelet e produktivitetit. Në fakt, nëse Greqia dhe vendet e tjera euros kanë tejkaluar rritjen e pagave mbi rritjen e produktivitetit, Gjermania midis 2005 dhe 2009, nga rritja e pagave ka një marrëdhënie negative me produktivitetin. Instituti Federal i Statistikave raportoi se në vitin 2009 pagat nominale gjermane kanë rënë. Mungesa e ekuilibrit në bilancin e pagesave do të detyrojë vendet si Greqia në vitet e gjata të kërkesës së ngadaltë. Kështu do të bien edhe importet nga Gjermania. Por përmasat e tregtisë gjermane ka të ngjarë të mos jenë ndikuar nga vende të tilla si Greqia, Irlanda apo Spanja. Tregtia e Gjermanisë zë 50% të PBB-së (kundrejt 30% të vendeve të tjera), por është gjithnjë në rritje dhe po përqendrohet në tregjet jashtë
shtetit. Vëllimi i tregtimit të Gjermanisë është gjashtë herë më i madh se ai i Francës apo Italiës dhe mbi njëzet herë më i lartë se ai i Spanjës.
...