Bora bllokon disa komuna në Dibër e Bulqizë
DIBER-BULQIZE-Bora e rënë gjatë orëve të fundit ka shkaktuar bllokim të disa komuna në Dibër dhe Bulqizë. Korrespondentë të TVNews24 bënë të ditur se komunat Lurë, Kala e Dodës e Tribisht rezultojnë të bllokuara si pasojë e reshjeve të medha të borës që ka rënë në zonë. I bllokuar momentalisht rezulton dhe aksi Peshkopi-Librazhd.
Ndërkohë në Bulqizë rezultojnë të bllokuara nga bora disa fshatra. Tërnovë e Madhe, Tërnovë e Vogël dhe komuna Ostren prej ditësh nuk komunikojnë me yonat përreth për shkak të borës së madhe.
(d.b/BalkanWeb)