Morati: Milani befasues, por nuk na tremb
Masimo Morati duket i kënaqur nga Interi i tij. Presidenti zikaltër nuk i kursen as komplimentet për Milanin, megjithatë tregon se kushërinjtë rivalë kuqezi nuk e shqetësojnë në garën për titull. "Milani? Ajo që më ka befasuar është skuadra. Po luajnë me gjallëri dhe mendoj se tifozët e tyre janë të lumtur. Ndoshta më të lumtur janë drejtuesit e klubit kuqezi me trajnerin Leonardo. Megjithatë, mes dy skuadrave tona mbetet antagonizmi dhe shpresoj që të vazhdojmë t‘i mbajmë në distancën e duhur në tabelën e klasifikimit, aq sa mjafton që të mos u trembemi në garën për titull". Për të treguar sa pak frikë ka momentalisht nga "Djalli", ai tregon konsideratë më të lartë për një tjetër rivale, Juventusin. "Blank thotë se kampionati nuk ka qenë asnjëherë i mbyllur dhe se beson te triumfi në Serinë A? Më duket e drejtë që Juve të ndihet e barabartë me ne, më pas do të shohim se cilat do të jenë verdiktet në fund të sezonit". Morati nuk duket shumë i bindur as për rivalitetin e bardhezinjve të Ferrarës dhe nuk i trembet faktit se ekziston një mundësi që Diego me shokë të fitojnë duelin për titull me Interin.
Aktualisht në skuadrën zikaltër ekzistojnë dy çështje mjaft delikate që lidhen me Santon dhe Balotelin. Menaxheri i mbrojtësit të krahut ka pohuar që Santon do të qëndrojë tek Interi. Por rreziku është që ai mund të vendosë kushtin për të pasur më shumë hapësira. "Nuk e ka bërë kurrë një gjë të tillë dhe nuk do ta bëjë. Ai është një djalosh inteligjent dhe e ka të qartë se vendime të tilla i përkasin trajnerit. Murinjo nuk po e lë jashtë ekipit Santon se nuk e vlerëson, por sepse po e rrit hap pas hapi, për të bërë të mundur që mbrojtësi të japë më të mirën në fushë", shpjegoi Morati. "E njëjta rrugë po ndiqet edhe me Balotelin, pasi ato që cilësohen si polemika, në fakt është një metodë pune për të bindur sulmuesin që të japë edhe më shumë në fushë". Rreth problemit Baloteli ka folur edhe trajneri i Kombëtares italiane, Marçelo Lipi, i cili ka dalë në mbrojtje të 19-vjeçarit dhe të të gjithë lojtarëve të rinj: "Tha diçka ndryshe nga të tjerët dhe nuk më erdhi keq për mendimin që kishte". Deklarata e fundit lidhej me presidentin e CONI-t (Komiteti Olimpik Kombëtar Italian), Xhani Petruci, i cili kishte deklaruar se mbështeste të gjitha ato skuadra që kanë në kontingjent më shumë lojtarë vendas. Patroni zikaltër deklaroi me diplomaci: "Interi ka në skuadër tre apo katër italianë. Kemi disa elementë vendas dhe Petruci është edhe pak tifoz me ne... shpresoj të jetë i tillë".
Gjithsesi, Interi vazhdon të studiojë merkaton amerikanojugore për të rinovuar kontingjentin. Lojtarët që po vëzhgohen luajnë në Argjentinë dhe Brazil. Emri më i lakuar është ai i Nikolas Otamendit, mbrojtësit të Velez Sarfield. 21-vjeçari, për të cilin Interi filloi të interesohej drejt verës, cilësohet si "Samuel i ri". Otamendi mund të luajë në qendër dhe në krahun e djathtë dhe në katër muaj kartoni i tij është ngritur nga 4 në 12 milionë euro. Për mbrojtësin interesohen edhe Reali i Madridit dhe Atletiko e Madridit. Në Brazil, të dërguarit e Moratit po vëzhgojnë edhe mbrojtësin e San Paolos, Miranda. 25-vjeçari kushton afro 10 milionë euro dhe ka cilësi të mira edhe në ndërtimin e aksioneve. Në të njëjtin klub po vëzhgohet edhe fantazisti 24-vjeçar, Hernanes (i ndjekur edhe nga Milani), kartoni i të cilit kushton 15 milionë euro.