E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enkelejd Alibeaj, deputet i PD-së: “Jo heqje të plotë të imunitetit”

21-07-2012 / Gazeta 55

Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi anëtar i komisionit parlamentar të ligjeve, Enkelejd Alibeaj sqaron në vijimësi të debateve politike për çështjen e imunitetit se, nuk bëhet fjalë për heqjen e plotë të tij.
Nisur nga shqetësimi i socialistëve se ligjvënësi mund të keqpërdoret nga procedurat e hetimit, Alibeaj thotë se amendamentet e mazhorancës parashikojnë që të hiqet mbrojtja nga hetimi penal për zyrtarët e lartë ndërsa sipas tij mbrojtja ndaj arrestit do të ruhet. Kjo ndërhyrje thotë Alibeaj është rruga më e mirë që institucioni i akuzës të mos stepet në punën e tij për hetimin e zyrtarëve të lartë.
Sa i takon qëndrimit të socialistëve i cili deri më tani ka rezultuar faktor bllokues, deputeti i PD sjell në vëmendje se Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit janë të qarta kur përcaktojnë, se, deputetët nuk mund t’i rikthehen këtyre amendimeve kushtetuese më herët se 12 muaj, pasi votimi konsiderohet i djegur.
“Në datën 6 gusht nëse do të ndodhë që nuk do të votohet, kjo do të jetë thjesht për tekë politike. Nëse në 6 gusht nuk votohet iniciativa jonë për të njëjtën çështje mund të paraqitet përsëri amendament, por duhet të kalojë një vit dhe ky është parashikim i Kushtetutës”, deklaron Alibeaj.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›