E Diel, 1 Nëntor 2026

Zyrtare/Rama i përgjigjet me Barrikada kërkesës së Europës për imunitetet

21-07-2012 / Gazeta 55

“Haxhi Pishmani” i politikës e ka bërë zyrtar qëndrimin e vet “pro” klubit të miliarderëve në partinë e tij dhe kundër rekomandimit të Brukselit për heqjen e imunitetit. PS paraqiti dje zyrtarisht një seri kërkesash, të cilat janë në thelb të parealizueshme dhe që synojnë vetëm vonesën në shqyrtimin e nismës ndërkombëtare për çlirimin e sistemit të hetimit nga bllokada e imunitetit parlamentar
 
Partia Socialiste s’heq dorë nga praktikat e vjetra të bllokimit, teksa në rrethin e shkelmave politikë është procesi i heqjes së imunitetit. Në fakt, historikisht, prej 9 vitesh radhazi, selia rozë ka mbajtur një qëndrim të ftohtë lidhur me heqjen e koracës imunitare, krejt e panevojshme dhe në një kohë kur çdo vend demokratik i Evropës Perëndimore ka zhveshur zyrtarët nga “petku imunitar”.
Nisma e mazhorancës e propozuar 10 ditë më parë për kufizimin e imunitetit të zyrtarëve të lartë ku përfshihen deputetë dhe ministra si dhe përfaqësues të sistemit të drejtësisë, gjyqtarë e prokurorë ka marrë miratimin e ekspertëve ndërkombëtarë, pasi në tërësi është produkt i EURALIUS dhe PACA-s, zyrës për asistencën në drejtësi që Bashkimi Evropian i jep Shqipërisë dhe projektit anti-korrupsion të Këshillit të Evropës për Shqipërinë. Por, në kah të kundërt qëndron opozita e cila përpos shantazhit për mos-dorëzimin e imunitetit, bën një kërkesë replikë, duke kërkuar ndryshimin e Kushtetutës edhe për disa çështje të tjera.
Krejt jashtë rendit të ditës të Këshillit të Legjislacionit, i cili dje ishte mbledhur posaçërisht për shqyrtimin e nismës së mazhorancës të asistuar nga EURALIUS dhe PACA, Partia Socialiste jo vetëm depozitoi draftin e saj më gjasë për kufizimin e imunitetit, ndërsa në fakt, thelbi ishte ndryshimi i Kushtetutës në emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese dhe anëtarëve të KLD-së.
Pasi dështoi çdo përpjekje mercenare e Edi Ramës për të bërë të mundur ndryshimin e Kushtetutës për sistemin zgjedhor (gjatë diskutimeve të Kodit Elektoral), edhe pse ligji themeltar u ndryshua me konsensus optimal 4 vjet më parë, Haxhi Pishmani rikthehet në rolin e tij identitar për të bllokuar heqjen e imunitetit. S’do mend të kuptohet se ky qëndrim refraktar dhe radikal kundër reformave, është në vijim të presionit dhe dhunës që ushtron grupi i miliardierëve në Partinë Socialiste.
Se cilat janë arsyet se, pse Rama e mbron kaq fort imunitetin mbeten për tu parë gjatë momenteve të nxehta kur nisma të shkojë në parlament në seancën e 6 gushtit. Ajo që deri më tani është e konfirmuar lidhet me faktin kokëfortë se kryesocialisti ka angazhuar çdo mekanizëm arbitrar të partisë që drejton, për të bërë të mundur bllokimin e çdo sensi reformat që lidhet me integrimin e vendit. 
 
 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›