Nismat e PS dhe PD - sot nisin seancat dëgjimore në tryezën e Këshillit të Legjislacionit
Majko dhe Paloka relatorët
Pandeli Majko dhe Edi Paloka janë dy njerëzit e mandatuar për t’i çuar Kuvendit për votë në datë 6 gusht, një variant të unifikuar të PD-së e PS-së për heqjen e imunitetit. Këshilli i legjislacionit pas 3 orë diskutimesh vendosi që 2 nismat e partive kryesore për kufizimin apo zhveshjen e zyrtareve të lartë nga kjo mbrojtje ligjore, do shqyrtohen bashkërisht, do t’i nënshtrohen dëgjesave me konsitucionalistët e ndërkombëtarët dhe më pas do të hidhen në votë në fillim të muajt tjetër.
Lista e institucioneve dhe individëve që këshilli i legjislacionit do t’i kërkojë mendim të shtunën për ndryshimin kushtetues të imunitetit është shumë e gjatë. Nëse në datë 6 gusht, nuk sigurohen 94 vota për të hequr imunitetin, sipas kushtetutës, Kuvendit do t’i duhet t’i rikthehet çështjes vitin e ardhshëm.
Të hënën e ardhshme, Këshilli i Legjislacionit në Kuvend, i përbërë nga 10 deputetët juristë të PD-së e PS-së, nis procedurat për heqjen e imunitetit. Më pas 3 amendimet do t’i kalojnë për vlerësim konstitucionalistëve e në 6 gusht do kalojnë për votim ne seancë.