E Shtunë, 31 Tetor 2026

Enriko Iglesias: “Fama është afrodiziak për mua”



Enriko Iglesias jo gjithmonë ka qenë i popullarizuar në mesin e femrave. Këngëtari, i cili është në lidhje me yllin e tenisit Ana Kournikova, thotë se qëkur ka bërë famë ai është joshës për femrat. Sipas tij fama është një stimulues i fuqishëm seksual.
“Po bëni shaka? Nuk kam mundur të shkoj as në shtëpi publike kur kam qenë i ri. Nuk shqetësohem çfarë thonë njerëzit. Fama është afrodiziaku më i mirë që mund të keni”, ka thënë Iglesias. Ai në të njëjtën kohë është shprehur se kjo është një nga periudhat më të mira në jetën e tij, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Milej Sirjus
Ndahet nga Liam Hemsuorth

Këngëtarja dhe aktorja Milej Sirjus raportohet se është ndarë nga aktori australian Liam Hemsuorth. Ylli i serisë “Hannah Montana” u takua me Hemsuorth në xhirimet e filmit “The Last Song”. Një burim i ka thënë “Gossip. Com” se dyshja janë ndarë së fundmi, ndërsa lajmin thuhet e ka konfirmuar edhe vetë Hemsuorth për “Radar Online”. “Ne nuk do ta komentojmë jetën personale të Miley”, ka thënë zëdhënësi i Sirjus. Por mediat shprehn se ky mund të jetë një tregues se fjalët janë të vërteta. Mbase dyshja janë ndarë, por nuk dëshirojnë ta bëjnë publike për pak kohë.

Xhon Travolta
Do të bëhet sërish baba

Xhon Travolta dhe bashkëshortja e tij shtatzënë, Keli Preston, janë duke pritur një djalë. Çifti ka bërë të ditur në maj se është duke pritur fëmijën e tyre të tretë. Tani, revista “Star” ka lançuar një publikim në të cilin zbulon se Travolta është duke pritur djalë. Travolta e humbi djalin e tij të madh, Xhet, në fillim të vitit 2009, i cili vdiq në moshën 16 vjeçare, për shkak të autizmit. Në atë kohë ai dhe bashkëshortja ndiheshin të dërmuar nga dhimbja dhe nuk planifikonin një fëmijë tjetër. Por me sa duket gjërat kanë ndryshuar dhe ata dëshirojnë t’i japin lidhjes së tyre një mundësi tjetër për të qenë të lumtur.

Silvester Stalone
Pranon se nuk ka nevojë për viagra

Aktori i filmave aksion, Silvester Stalone, është i vendosur të mos përdorë më Viagra, pasi ai është i lumtur me bashkëshorten e tij Xhenifer Flavin. 64-vjeçari këmbëngul se asnjë mashkull nuk ka nevojë të përdorë viagra, përderisa kanë një të dashur tërheqëse. “Varet nga partneri, le të përballet me këtë. Unë jam një partner i mirë. Jo se jam ndonjë kazanova i madh, por mendoj se femrat dëshirojnë meshkuj të mençuar, jo vetëm ata që thonë, “le të shkojmë në shtëpinë time dhe të zhvishemi”. Ndoshta kjo vjen më vonë, por në fillim është një shaka e rastit”, deklaroi Stalone.

Xhesika Alba
Fiton rol kryesor në një film

Aktorja e bukur, Xhesica Alba, do ta ketë njërin ndër rolet kryesore në vazhdimin e katërt të filmit hit “Spy Kids”. Kështu, Robert Rodriguez sapo të përfundojë të gjitha obligimet për promocionin e filmit të përfunduar “Machete”, do të fillojë realizimin e vazhdimit të serialit më fitimprurës për spiunët e fëmijëve, pjesën e katërt të “Spy Kids”. Tani për tani dihet që përveç aktores Xhesika Alba do të paraqitet edhe Antonio Banderas, ndërsa fëmijët nga tri pjesët e para, Aleks Vega dhe Deril Sabara, më nuk do të jenë, pasi tani janë rritur.

Xhastin Timbëlend
“Nuk desha të vetëvritem”

Timbëlend ka mbetur i shokuar nga spekulimet se ai ka tentuar të vetëvritet, pasi i është vjedhur ora e vlefshme nga shtëpia e tij në Malibu. Ora e vlefshme që kushtonte 2 milionë dollarë, thuhet të ketë shokuar producentin që për t’u ‘shfryrë’ vendosi që të shëtisë me makinën e tij, një veprim që ka shtyrë miqtë e Timbëlend të mendojnë se ai do të bëjë vetëvrasje. Unë nuk e di se çfarë ndodhi. Unë nuk e di se për çfarë po flasim… Gjëja e vetme që kam bërë ishte që shkova për një shëtitje sa për të parë se a do t’ia dali ta tejkaloj vjedhjen e bërë. Unë nuk kam folur, prandaj njerëzit u brengosën, pasi që unë u tregoj gjithçka edhe kur nuk më telefonon nëna”, theksoi Timbëlend.

Sheril Kol
Merr ofertë 500 mijë dollarë nga “Playboy”

Njërës nga britaniket më të bukura, këngëtares Sheryl Kol, revista erotike “Playboy” i ofroi gjysmë milionë dollarë në mënyrë që të paraqitet në edicionin amerikan të revistës në fjalë. Në fakt, pasi që zhveshja e britanikes së tjetër të mahnitshme, Keli Bruk, ka qenë “goditje e plotë”, udhëheqësit e “Playboy-t” kanë shpresuar dëshirën që ta zhveshin edhe Sherilin pasi besojnë që me këtë do të arrijnë sukses të plotë. Por, të gjithë ata që kanë shpresuar se ish-bashkëshorten e Eshli Kol do ta shihnin së shpejti lakuriq në “Playboy”, ja dushi i ftohtë, pasi Sheril këtë ofertë menjëherë e refuzoi. "Sheril ishte mahnitur me ofertën, por gjithmonë ka qenë kundërshtare e zhveshjes në revistat për meshkujt. Ajo konsideron se kjo është ofertë e mrekullueshme për vajzat që dëshirojnë ta bëjnë këtë”, tha miku i Sheril për tabloidët.

Marilin Monro
Shpallet biondja më e bukur në botë

Aktorja amerikane Marilin Monro është cilësuar si biondja më e bukur e të gjitha kohërave. Ish-ylli i ekranit ka konkurruar në një garë të fortë ku kundërshtare kishte ikona të tjera si, Kameron Diaz, Madona apo Skarlet Johanson. Vendin e dytë në këtë garë e mban Greis Keli, bukuroshja që u martua me princin Ranieri III, e ndjekur nga Brizhit Bardot dhe Kameron Diaz. Votimi është realizuar nga kompania “Clairol Nice 'n Easy”. Zëdhënësi i saj tha se është e çuditshme që edhe tani që ka kaluar rreth gjysme shekulli nga vdekja, Monro vazhdon t’i magjepsë njerëzit me bukurinë e saj. Në këtë renditje Madona mban vendin e 11-të, ndërsa Guen Stefani e 14-ta.

27 Gusht 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›