Ballauri, Majko: Protestat e qytetarëve nuk shkelin të drejtat e njeriut
Për arsye të ndryshme ndodh shpesh që rrugët kombëtare të vendit të bllokohen, duke krijuar një shqetësim të madh për qytetarët, të cilëve u duhet të nxitojnë nëpër destinacionet e tyre. Në rastin kur rrugët bllokohen për shkak të protestave për qëllime të ndryshme, ngrihen pikëpyetje nëse është kjo një shkelje e të drejtave të njeriut. Përsa i përket protestës në Himarë, ku pas një krimi të një të riu nga Vlora ndaj një të riu himarjot rruga u mbajt e bllokuar për 14 orë, duke krijuar vuajtje në vapë për qytetarët e tjerë në radhën e gjatë të makinave.
Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, në një deklaratë të disa ditëve më parë u shpreh se bllokimi i rrugëve në këtë rast përbën një vepër penale. “Bllokimi i rrugëve të vlerësohet nga Policia e Shtetit si një vepër e rëndë penale dhe autorët, kushdo qofshin ata, duhet të vihen para drejtësisë dhe përgjegjësisë ligjore”, - u shpreh Basha.
Por, ndryshe mendon kryetarja e grupit shqiptar të të Drejtave të Njeriut, Elsa Ballauri dhe ish-kryeministri Pandeli Majko. Sipas tyre, kur një protestë ka për qëllim që të arrijë një objektiv të caktuar, nuk përbën një shkelje të të drejtave të njeriut, por duhet të analizohet dhe të zgjidhet problemi për të cilin protestohet.
Ballauri
Kryetarja e Grupit Shqiptar të të Drejtave të njeriut, Elsa Ballauri, shprehet se kjo formë proteste është shumë e përhapur në Shqipëri. “Jo, nuk është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut, sepse nuk kemi institucionet e shtetit që e dhanë këtë vendim dhe nuk pyetën. Vetvetiu kthehet në një rast shqetësues të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Përsa u përket protestave në Himarë, në momentin kur shteti nuk ndërhyn, shkakton një mosrespektim të të drejtave. Kur protestuesit bllokuan rrugën, kemi të bëjmë me një problem social shqetësues dhe jo me një problem të të drejtave të njeriut. Në rast se ajo zgjat me ditë të tëra, kthehet në një mosrespektim të të drejtave, sepse është institucioni i shtetit që mbylli sytë dhe nuk veproi siç duhet”.
Majko
Ish-kryeministri Pandeli Majko thotë se bllokimi i rrugëve në Shqipëri nuk është një fenomen mbizotërues, ndërsa e quan të vonuar dhe jo në vendin e duhur deklaratën e ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, për vënien para përgjegjësisë ligjore të kujtdo qoftë që bllokon rrugët. “Nuk besoj se problemi i rrugëve është kthyer në një problem mbizotërues. Duhet parë si një fenomen i shpërndarë për arsye të ndryshme, që shpesh kanë të bëjnë me çështje të një karakteri shumë të gjerë dhe ndonjëherë tepër të kufizuar, që kanë të bëjnë që me problemet e ujësjellësit, me problemet e ndërtimit të një rruge apo me probleme të një karakteri më të përgjithshëm, siç është çështja e pronës. Por, dhe me elemente që kanë të bëjnë me funksionalitetin e politikës. Përsa u përket protestave në Himarë, Majko e ka cilësuar të vonuar deklaratën e ministrit të Brendshëm Lulzim Basha për vënien përpara drejtësisë të atyre që shkaktuan bllokimin e rrugës. “Deklarimi i ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, ishte i vonuar, i thënë në një kohë dhe vend të gabuar”, - tha Majko. Ish-kryeministri Majko ka komentuar edhe protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. “Në optikëm time mendoj se nuk kemi të bëjmë me një qëndrim negativ të qeverisë karshi një krahine apo një komuniteti të caktuar, siç është komuniteti shumë i respektuar himarjot. Mos të harrojmë se në gjirin e koalicionit të PD-së ka fraksione që për arsye të ndryshme janë njohur për qëndrime të ashpra karshi momenteve të tilla, por gjithsesi janë menaxhuar nga partia kryesore e koalicionit. Kurse deklarimet e Bashës janë alogjike dhe krejtësisht anësore. Përsa u përket protestave të opozitës, kur kemi të bëjmë me një ngërç të marrëdhënies së qytetarit me shtetin, sigurisht që është një çështje që është për t’u parë hap pas hapi. Duhet parë edhe mënyra se si shteti është sjellë me institucionet e vendit. Ndërsa kur shihet në optikën e ligjit, çështja e protestës ka një barazh, i cili prevalon mbi fenomenet e trajtimit ligjor. Protesta të tilla, që kërkojnë vendosjen e dialogut mes palëve, nuk duhet të futen në formatin u shkel apo jo ligji”, - u shpreh Majko.
Ballauri
“Jo, nuk është një shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut, sepse nuk kemi institucionet e shtetit që e dhanë këtë vendim dhe nuk pyetën. Vetvetiu kthehet në një rast shqetësues të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Përsa u përket protestave në Himarë, në momentin kur shteti nuk ndërhyn, shkakton një mosrespektim të të drejtave. Kur protestuesit bllokuan rrugën, kemi të bëjmë me një problem social shqetësues dhe jo me një problem të të drejtave të njeriut. Në rast se ajo zgjat me ditë të tëra, kthehet në një mosrespektim të të drejtave, sepse është institucioni i shtetit që mbylli sytë dhe nuk veproi siç duhet”.
Majko
“Nuk besoj se problemi i rrugëve është kthyer në një problem mbizotërues. Duhet parë si një fenomen i shpërndarë për arsye të ndryshme, që shpesh kanë të bëjnë me çështje të një karakteri shumë të gjerë dhe ndonjëherë tepër të kufizuar, që kanë të bëjnë që me problemet e ujësjellësit, me problemet e ndërtimit të një rruge apo me probleme të një karakteri më të përgjithshëm, siç është çështja e pronës. Por dhe me elemente që kanë të bëjnë me funksionalitetin e politikës. Përsa u përket protestave në Himarë, deklarimi i ministrit të Brendshëm Lulzim Basha ishte i vonuar, i thënë në një kohë dhe vend të gabuar”.
Konferenca e Ambasadorëve mbyll punimet, Turdiu: “U diskutua reformimi i shërbimit të jashtëm”
Ka mbyllur punimet dyditore Konferenca e Ambasadorëve, ku merrnin pjesë ambasadorët shqiptarë nëpër botë. Në një deklaratë për mediat, sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme, Gazmend Turdiu, tha se në konferencë u ra dakord për reformimin e shërbimit të jashtëm me qëllim forcimin e punës së ambasadorëve.
Ai tha gjithashtu se një tjetër çështje e rëndësishme ishte përshpejtimi i integrimit europian dhe pritshmëria për heqjen e vizave për shqiptarët brenda vitit. "Po ashtu u diskutua situata në rajon dhe roli i Shqipërisë për të ndihmuar në rritjen e numrit të shteteve që njohin Kosovën. U debatua edhe për rolin e Shqipërisë për stabilitetin e paqen në rajon", - theksoi Turdiu. Ministria e Jashtme, si çdo vit, mblodhi ditën e mërkurë në Tiranë përfaqësuesit diplomatikë shqiptarë nëpër botë, për të diskutuar mbi problematikën dhe mënyrën e intensifikimit të politikës së jashtme. Midis të tjerash, konferenca e përvitshme bëri një analizë të hollësishme të shërbimit të jashtëm për vitin e shkuar, por duke mos lënë pas dore dhe situatën në rajon, pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
27 Gusht 2010