E Diel, 1 Nëntor 2026

Hidink: “Respekt për Liverpulin, por kualifikohemi ne”



Triumfi i një jave më parë 3-1 në “Anfild Road” kundër Liverpulit, i ka bërë optimistë drejtuesit e “bluve” për të ëndërruar një finale të dytë në kompeticionin më të madh Evropian, pas atij të humbur vitin e shkuar. Ndërsa Liverpulit, tani i duhet të shënojë tre gola në Londër dhe të mos pësojë asnjë për të shpresuar kalimin e fazës. Sigurisht që nuk është e çuditshme që “të kuqtë” e Benitezit të bëjnë një përmbysje kur duhen edhe tri gola. Mjaftojmë të kujtojmë finalen e 2005-ës me Milanin në Stamboll kur anglezët përmbysën disavantazhin e 45-minutave të para 3-0 dhe fituan titullin e kampionit të Evropës. Skuadra që arrin të kualifikohet në këtë ndeshje do të sigurojë përballjen me Barcelonën, e cila është thuajse e kualifikuar pas fitore 4-0 në “Kamp Nou” ndaj Bajernit. Forma aktuale e sulmit të Liverpulit është shumë e mirë, pasi kanë shënuar 14 gola në katër ndeshjet e fundit të Premier Ligës. Formacioni i Benitezit, frymëzohet edhe nga fitorja e thellë ndaj rivalëve të Mançester Junajtid në “Old Trafford” kur shënuan katër herë në portën e Van der Sarit. Në krahun tjetër, edhe mbrojtja e Çelsit ka treguar shenja dobësie, teksa në fundjavë ata pësuan 3 gola në vetëm 8 minuta nga sulmuesit e Boltonit. Rafael Benitez, nuk ka kursyer asgjë në këtë sfidë, madje ka grumbulluar me skuadrën edhe kapitenin Stiven Xherrard i cili mungoi në ndeshjen me Bllekbërnin. Ikona e “Anfild” pritet të luajë nga minuta e parë në mbrëmjen e sotme. “Duhet të shohim momentin e fundit nëse Xherrard do të luajë apo jo”, -tha Hidink për faqen zyrtare të klubit. “Padyshim që ai është lojtari më i rëndësishëm tyre së bashku me Torresin. Të gjithë e pamë spanjollin në aksionin e golit të shënuar të mërkurën e shkuar. Xherrard nuk u përfshi fare në këtë aksion goli, por depërtoi shpesh në mbrojtjen tonë. I shkaktoi disa herë shqetësime Aleksit dhe Xhon Territ. Pra Xherrard ka një ndikim, tepër të madh në skuadër. Është e vërtetë”. Hidink nuk ka injoruar as përmbysjet që ka bërë më parë Liverpuli në Evropë dhe lidhur me këtë është shprehur: “Prandaj them se duhet të tregohemi të kujdesshëm. Këtë nuk e themi për t’u treguar të respektuar ndaj tyre, por është fakt. Sigurisht që jemi në një formë të mirë. Nëse do e fillojmë ndeshjen me bindjen se jemi të kualifikuar, atëherë jemi jashtë Ligës së Kampionevfe,” përfundoi Hidink.

Hidink, “jo” vazhdimit te Çelsi

Gus Hidink nuk do të qëndrojë në bankinën e Çelsit vitin e ardhshëm, Lajmin e dha vetë presidenti i “Bluve”, Brjus Bak. “Gus Hidink erdhi te ne dy muaj më parë si trajner i përkohshëm, - shpjegoi Bak, - dhe kjo u arrit falë Federatës Ruse të Futbollit. Është duke punuar shumë mirë, por nuk do të qëndrojë me ne. Tani i takon drejtuesve të gjejë një trajner të ri për një projekt afatgjatë. Kërkimi i tij ka nisur dhe është në rrugë të mbarë”.

Abramoviçi i mbyll derën Murinjos

Buk, presidenti i Bluve: “Koha e tij te Çelsi ka përfunduar”

Presidenti i Çelsit, Brjus Bak, u tha fansave të klubit londinez të harrojnë një rikthim të mundshëm të Hoze Murinjos si trajner. Portugezi udhëhoqi “Blutë” në fitimin e dy titujve në Premier Ligfë, dy Kupa “Carling” dhe një Kupë të Anglisë, përpara se ai të largohej në mënyrë befasuese në shtator 2007.
Zëvendësuesi i tij, Avram Grant, u pushuar edhe pse arriti ta çojë Çelsin në finalen e Ligës së Kampioneve, ndërsa Luis Felipe Skolari u pushua nga puna pa e përfunduar sezonin, pasi dështoi të sillte një frymë sulmuese në ekipin e zotëruar nga rusi Roman Abramoviç.
Gus Hidink është duke shijuar një sukses jo të pakët gjatë punësimit të të përkohshëm në rolin e trajnerit të Çelsit, edhe pse është në bankinën e Rusisë.
Bak këmbënguli se Murinjo nuk do të jetë njeriu që do të zgjidhet për të zëvendësuar holandezin. Ai tha: “Përgjigja imë e ndershme ma kërkon të them se unë nuk mendoj se (rikthimi i Murinjos) do të ndodhë. Hoze ishte një trajner i madh një djalë i madh, por unë mendoj se koha e tij te Çelsi ka përfunduar”.
Buk gjithashtu tha se “Blutë” nuk e pushuan trajnerin e tyre më të suksesshëm në historinë e klubit. Ai shtoi: “Ne nuk e pushuam Hozenë, ishte një marrëveshje reciproke kur ai pranoi të largohej. Nuk kemi gjë për të thënë më shumë në lidhje me këtë sesa në vitin 2007. Bordi dhe Hoze nuk kishin mendime të përbashkëta për një numër gjërash, dhe ishte koha që ai të largohej. Ne kishim shumë respekt, për që ai bëri për Çelsin. Ai është një djalë i madh dhe ai bërë gjëra të mëdha për klubin. Por Hoze, bordi dhe Romani vendosën që ishte koha për të që të largohej”.

14 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›