Benitez: “Do të përsërisim Stambollin”
Rafa Benitez pretendoi se Liverpuli do të përdor shpirtin e 2005-ës për të eliminuar Çelsin në Ligën e Kampionëve. Spanjolli udhëhoqi gjigantët liverpulas në fitimin e Ligës së Kampioneve në vitin e tij të parë në krye të klubit të “Anfield Road”. Stivën Xherard frymëzoi shokët e tij të barazonin dizavantazhin prej 3 golash kundër Milanit, për të fituar më pas me penallti, në një nga ndeshjet më të famshme të viteve të fundit.
Dhe tani, kur i duhet të përballet me një deficiti prej 3-1 me Çelsin në ndeshjen e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve, Benitezi këmbënguli se asgjë nuk është e pamundur. I pyetur nëse formacioni i tij do t’i rikthehet natës magjike të Stambollit për të gjetur motivimin e duhur, Benitez tha: “Do të ishte shumë mirë dhe ndihmuese njëkohësisht. Nëse ne do të kemi fansat tanë pas nesh dhe t’u japim diçka atyre që nga fillimi, atëherë do të ishte një frymëzim shumë i mirë. Ne kemi fituar në ‘Stamford Brixh’ gjatë këtij sezoni. Ne ndaluam rekordin e pathyeshmërisë së tyre në shtëpi dhe kjo na jep një besim të madh në forcat tona. Ne mund t’ia arrijmë, nëse do të punojmë të gjithë bashkë dhe do të shënojmë në pjesën e parë. Nëse nuk do t’i arrijmë atëherë do të bëhet shumë më e vështirë, të paktën mendërisht. Nëse ne do të shënojmë një gol të dytë, atëherë atako të jenë nën një presion real. Por, ne e dimë se për të realizuar këtë duhet të jemi më shumë se perfekt. E dimë se me Stivën Xherardin e Fernando Torresin së bashku në fushë do të kemi shanse të mira. Njerzit kanë shkruar se ne nuk kemi shanse. Ndoshta, duke mos pasur asgjë për të humbur, kjo mund të rezultojë pozitive, relaksuese e shpresuese për të mos bërë gabime”.
Benitez beson se Boltoni shënoi tri herë në humbjen 4-3 me Çelsin gjatë fundjavës, teksa trajneri i Liverpulit tha se kishte parë një mbrojtje nervoze të bluve. Ai shtoi: “Boltoni shënoi tri herë, kështu që kjo mund të ndodhë, por nga ana tjetër Çelsi shënoi katër gola, kështu që do të jetë shumë e vështirë t’i mundësh ata në ‘Stamford Brixh”. Çelsi është një ekip shumë i mirë dhe do të jetë shumë e vështirë, por ne kemi shënuar një numër të madh golash kundër Mançester Junaitid, Realit të Madridit, Aston Villës e së fundi dhe Bllekbërnit. Forma jonë është shumë e mirë”.
Xherard, gati kundër “Bluve”
Kapiteni i Liverpulit, Stiven Xherard, pritet të jetë gati për të “Kuqtë” për ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Çelsit. Mesfushori 29-vjeçar i Kombëtares angleze mungoi në fitoren 4-0 të Liverpulit kundër Bllekbërnit, por bosi Rafa Benitez është i bindur se Xherard do të rikuperohet në kohë për të qenë në aksion të martën. Benitez tha: “Stivën është duke u bërë gjithnjë e më mirë. Ai ka punuar me doktorin dhe u stërvit të hënën. Ne do ta diskutojmë situatën me skuadrën, por Stivën do të udhëtojë me skuadrën drejt Londrës. Vendimi përfundimtar do të merret të martën”.
LIGA E KAMPIONEVE
ÇEREKFINALET
NDESHJET E KTHIMIT
13 prill 2009
Çelsi-Liverpul (3-1)
Bajern-Barcelona (0-4)
14 prill 2009
Porto-Mançester J. (2-2)
Arsenal-Vilareal (1-1)
Torres: “Kualifikim për tifozët e tragjedisë”
Fernando Torres dëshiron që Liverpuli të prodhojë në Ligën e Kampionëve një mrekulli kundër Çelsit sot, në kujtim të 96 tifozëve të “Kuq”, të cilët vdiqën në Hillsbrou 20 vjet më parë. Të mërkurën është 20-vjetori i tragjedisë, që ndodhi gjatë ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Anglisë, midis Liverpulit e Nontingem Forestit në vitin 1989. Tifozët e Liverpulit vdiqën pas rrëzimit të tarracës së stadiumit për shkak të mbipopullimit. Liverpululi do të zhvillojë një ceremoni përkujtimore të mërkurën në “Anfield Road” dhe Rafa beson se formacioni i Rafa Benitezit do të paguajë respektin e tij duke përmbysur dizavantazhin 3-1 kundër Çelsit. “Golat e mi kundër Bllekbërnit të shtunën ishin për 96 tifozët e familjet e tyre, pasi unë e di se ishte një ditë speciale për ta, në ndeshjen më të afërt në shtëpi në lidhje me përvjetorin”, - tha Torres. “Golat ishin shumë specialë në shërbim të ditës së mërkurë, kur ne do të shohim familjet e tyre në këtë ditë të rëndësishme për ta dhe gjithë tifozët e Liverpulit. Kjo e bën ndeshjen e së martës (kundër Çelsit) shumë të rëndësishme. Ne do të përpiqemi të bëjmë gjithçka për familjet dhe 96 tifozët që vdiqën”.
14 Prill 2009