Entonio Esembe largohet nga Besa e Bizhdilit
Sulmuesi kameruns Entonio Esembe, i cili ishte bashkuar me Besën gjatë përgatitjeve të saj në Pogradec, nuk do të jetë pjesë e fomaacionit kavajas për sezonin e ri.
Esembe nuk arriti të bindë trajnerin Hasan Lika.
Mesfushori Abudulla Ishaka vazhdon të jetë i dëmtuar dhe rikthimi i tij në formacionin e presidentit Bizhdili mund të vonojë.
Për Besën ka lindur edhe një problem tjetër, pasi stadiumi i saj nuk i plotëson kushtet e FSHF-së.
Besa zhvilloi të shtunën një miqësore me Dinamon, që u mbyll 0-0.
Ndeshja e parë e Besën në sezonin e ri është ajo kundër Kastriotit në Krujë.