Luftëtari, shtatë blerje të reja për Superioren
Vasiljevsk Lamaj dhe Olgert Stafa janë zyrarisht lojtarë të Luftëtarit, të cilët u aktivizuan edhe në miqësoren e zhvilluar kundër Lushnjës.
Trajneri Mustafa Hysi, pati kundër Lushnjës këtë formacion: Toci, Ndoja, Shameti, Dibra, Lamaj, Hasalla, Brahimi, Stoja, Kac, Nova, Nora, Muco, Stafa.
Gjatë merkatos verore, Luftëtari nënshkroi me portierin Ndoja, mbrojtësit Dibra, Coni dhe Lamaj, mesfushorin Hasalla, si sulmuesit Nora dhe Stafa.
Fazën përgatitore ekipi gjirokastrit e zhvilloi në Ersekë, ndërsa stërvitjet aktuakisht po i kryen në fushën e Dervicanit.
Luftëtari do të përballet në javën e parë me Vllazninë në Shkodër.