Hanover i Lalës shkatërohet 4-0. Asnjë minutë për Berishën

Hamburgu ka barazuar në transfetë me Energie Kotbus 2-2, por sulmuesi Besart Berisha, edhe pse ka qenë në stol, nuk ëhstë aktizuar për asnjë moment. Sanogo (39', 0-1) dhe Ziebzig (72', 2-2) ishin autorët e golave për Hamburgun.
Në ndeshjen tjetër Herta e Berlinit- Hanover 96, skuadra e kapitenit Altin Lal është shkatërruar 4-0. Lala nuk e ka filluar sërish ndeshjen nga minuta e parë, por ka hyrë në fushën e lojës në minutën e 70 kur takimi ishte 3-0 në favor të Hertës.
Të dielën do të luhet takimi Arminia Bielefeld-Shtutgart, por Fatmir Vata edhe në këtë takim nuk do të jetë pjesë e formacionit.
Aurel Vrenozi.