Apolonia rekord miqësoresh dha largimesh
Apolonia në 7 takime miqësore ka arkivuar 4 humbje, 2 barazime dhe vetëm 1 fitore, por ajo që e bën më problematike situatën në kampin fierak të drejtuar nga rumunis Silviu Dumitresku, është numri i pakët i atyre që mundën të kalonin testin "Dumitresku". kështu nga 19 lojtarë të ardhur për provë nga disa kombësi, vetëm 2 prej tyre arritën të bindin drejtuesit për të veshur bluzën bardhejeshile të Aplolonisë. Këta lojtarë janë Bejko dhe Kote.
Apolonia do të ndeshjet në transfertë javën e parë me Partizanin dhe në të dytën do të presin Elbasanin, për të udhëtuar më pas në Vlorë me Flamurtarin, që ashtu si Apolonia u ringjit këtë sezon në Kategorinë Superiore.
Franc Hoxha