Përleshje në Gjermani, dhjetëra vetë nën pranga
GJERMANI- Zhgënjim dhe zemërim në njërin krah, eufori dhe festë në tjetrin. Fitorja e Italisë ndaj Gjermanisë ka shkaktuar një seri incidentesh në disa qytete gjermane, ku jetojnë italianë. Sipas policisë, në Vupertal ka patur disa të arrestuar, pasi forcat e rendit kanë ndërhyrë për të mos lejuar një përplasje mes 800 tifozëve gjermanë dhe 600 italianë. 13 persona kanë mbetur të plagosur në këto incidente, mes të cilëve një polic.
Ndërkohë, 27 persona kanë përfunduar nën pranga, ndaj 17 prej të cilëve është marrë masa e arrestit. Burime të policisë kanë bërë të ditur se incidente ka patur edhe në Solingen e Ramshajd, ndërsa një situatë kaotike është regjistruar në Volfsburg, qyteti gjerman me një prezencë të fortë italiane. Pesë persona të tjerë përfunduan nën pranga në Kasel, ku gjatë ndeshjes, një individ ka shpërthyer një fishekzjarr, duke plagosur një spektatore të thjeshtë. Ngjarjet treguan edhe njëherë rivalitetin e madh mes dy vendeve.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)