Kali pullalli si makinë pa frena
BE-së, Amerikës, i zu goja lesh
Mbi kalin e frikës, Saliu veç qesh:
“Largohu moj frikë, skërmitet me dhëmbë
Ah, moj Amerikë, të t’kisha në këmbë..
..Nuk ma ke takatin, që të më bësh puç
Jam purtekë e vjetër, kam qenë dhe i kuq
Në Prokurori do të bëj remont
Nuk pyes për njeri, as për Silvia Kont..
..Po, po, atëherë Silvia Kont u tha
Ah, more të mjerë, unë bëja shaka
Bëj shaka mor burrë, ta hiqni merakun
Ashtu si sikur, bëra me Sollakun..
..Më njihni ju mue, kalit i kam hyp
Dhe tregoj për juve, veç shaka me krypë
Qenka prokurore? Është një pesë me hiç..”
Duan puthadore, Berishë e Fazlliç
“..Mos na grij përshesh, motër opozitë
Do të nxjerr në shesh, gjithë fotografitë
Kur veten ta shihni, cullak, lakuriq
Hundën do ti puthni, shokut tim Fazlliç...”
Fillon të lëkundet, Saliu mbi kalë
Mundohet sa mundet, rrena mos i dalë
Kali pullalli, si makinë pa frena
Or shoku Sali, s’i dilet me rrena.