Turp për gjithë shoqërinë, që si kap me shpulla këta debila
E nderuar redaksi! Lexova në blogun e “Shekulli”-t, shkrimin ku flitej mbi sjelljen e papërgjegjshme të moderatorit të emisionit “Zonë e Lirë”, Arjan Çani, ku është folur për kokainën sikur të flitej për aspirinën.
Mendoj se nuk është problemi vetëm tek ky gazetar, se këtë e kam parë ndonjëherë kur kam qenë në Shqipëri dhe më është dukur snob. Puna është se më duket se, te televizionet shqiptare, në përgjithësi ka një naivitet, një snobizëm tipik për shoqëritë primitive dhe duket sikur shesin mend, kur i trajtojnë në mënyrë “moderne” këto muhabete.
Këtu në Itali janë djegur për këto gjëra dhe prandaj kur në TV flitet për drogën nuk ia mban njeriu të thotë budallallëqe si këto që thuhen në këto emisione. Se, ndryshe, i vihen të nesërmen gjitha gazetat dhe e masakrojnë fare, e bëjnë për turp, dhe ka mundësi që edhe ta heqin fare nga puna. S’ka rëndësi se çfarë lloj emisioni është, për rininë, për agrikulturën, apo për politkën. Kur je në publik, je në publik dhe duhet të respektosh rregullat. Kush është ai idiot, në cilindo vend të botës, që merr guximin ta thotë me mburrje në publik që “unë drogohem pa problem”? Sikur edhe i fundit i fshatit të jesh, e jo më këngëtar si ky që thuhet këtu? Kjo është për të qeshur, por edhe për të vënë duart në kokë.
Çfarë duan këta dhe ata që lejojnë transmetime të tilla? Të bëhet droga sikur blen sheqer? Turp për këta gazetarë. Po edhe turp për gjithë shoqërinë, që s’i kap me shpulla këta debila.