Ermela-Ervini, pfff… Spektakli rozë vazhdon!
Çifti, puthje alla “PlayBoy” për show, xhelozohet Toros
Është pak të thuhet se marrëdhënia e tyre është bërë bajate. Është mëse e dukshme se dashuria është krejt e pavend në raportin e tyre. Por Ermela dhe Ervini, fituesja e edicionit të katërt të’ Big Brother’ dhe i dashuri i saj, po përpiqen medoemos të jenë prezent me lajme nga historia e tyre, (tashmë aspak rozë) si në televizione, ashtu edhe në gazeta. Fakt ky që na e vërtetoi e para Ermela, e cila përkundër çdo rasti, pa u ndarë mirë nga “i dashuri” i saj doli në televizionin, që edhe e promovoi, në një intervistë duke bërë shopping dhe pa iu dridhur qerpiku, rrëfeu gjithë krenari sesi e kishte lënë Ervinin. E po mirë. Gjëra që ndodhin! Po ja që nuk zgjat shumë dhe sapo takohen pajtohen, puthen, përqafohen, ai e merr në krah dhe ajo bën sparkadën në krahët e tij, duke pozuar në një fotografi, që zoti e di sa e vështirë ka qenë për gazetat, për ta siguruar dhe botuar (hahaha) … Ai, Ervini, jep intervistë në gazeta, televizione se “të dy kishim karaktere të ndryshme në atë moment ndaj u ndanë… pastaj unë u largova një çikë në Angli se pata dy-tre punë për të bërë personale, si dhe ditëlindjen e motrës sime (ndërkohë që komshinjtë e tij betohen se e kanë parë çdo ditë në lagje… nejse)… dhe kishim nevojë edhe për distancën për të kuptuar gjërat si jan녔 E të tjera gjëra si këto… Pas kësaj, çifti së bashku shfaqet në Velipojë me Mirjetën. E pa u kthyer ende nga plazhi, fotot e tyre të nxehta janë në faqen e internetit facebook. Më pas edhe në gazeta (si në këtë rast). E mes shumë fotove, bie në sy një mjaft “romantike”, ku dy “të dashuruarit” shkëmbejnë puthje me gjuhë… Një foto në fakt, që më shumë do të shkonte për revistën e famshme “Playboy”, ose shumë mirë çifti mund ta mbante në albumin personal… por meqë ata të dy, Ermela dhe Ervini, lidhjen e tyre po e kthejnë në një spektakël, është e kuptueshme që ajo ta humbasë edhe intimitetin edhe vlerën. E sigurisht të na bëjë ne edhe më skeptik ndaj kësaj… Por pse merreni kaq shumë me ta, do të thoshit, kur paskeni të tilla mendime… Por ja që përpos përpjekjeve tona, për të mos promovuar të tilla ngjarje… lexuesi po na kritikon! Kështu, që në ndihmë të lexuesit jemi dhe ju sugjerojmë ta shihni edhe ju nga ky këndvështrim këtë lidhje…
Po Torosi? ǒhyn ai?
Eh Torosi, një tjetër ish-banor që s’lodhet dhe nuk rresht së kërkuari vëmendje… gojët e liga thonë se ai edhe futi përçarjen mes çiftit… Por ne nuk e dimë këtë gjë, kështu që nuk na takon të japim verdiktin… megjithatë ribashkimin e Ermelës me Ervinin, Toros duket se po e vuan. Këtë na e verifikon vetë ai. Pikërisht në foton “romantike/erotike” të çiftit, komentues është bërë edhe Toros. Ai ka shtyrë në fakt komentuesit të flasin dhe denigrojnë çiftin, derisa një komentuese ia ka plasur dhe Torosit…. Kështu këtij komenti “ǒtë keqe ka puthja se s’po ju kuptoj ? ...Dhe ti, Toros, të isha lutur të ishe pak më koherent, jo për gjë po s’jeni as në lojë, meqë një ditë "t'u mbash pishtarin" e ditën tjetër të hedhësh baltë mbi to”! Torosi mund t’i përgjigjej vetëm në këtë mënyrë “Toros Shahnaian: … jo që nuk i mbaj pishtarin po s’më rruhet k.............i” Turp Toros, nuk flitet me këtë gjuhë. Po të dëgjoi ambasadori amerikan Arvizu, me të cilin edhe ke pozuar në facebook, do të mërzitet shumë!...
E historia vazhdon…