Enxhi Kamenica tërheq akuzën ndaj regjisorit Leonard Bombaj
TIRANE - Pas kërkesë-padisë së bërë në Gjykatën e Tiranës nga regjisori Leonard Bombaj tri muaj më parë kundrejt bukuroshes Enxhi Kamenica për fyerje publike dhe shpifje, si pasojë e së cilave kërkonte edhe 10 milionë lekë dëmshpërblim, flet sot për herë të parë e akuzuara.
A është penduar Enxhi për deklaratat e bëra gati 6 muaj më parë në emisionin "Zonë e Lirë", ku e quajti regjisorin "pedofil" dhe "përdhunues"? Cili do të jetë fundi i kësaj historie? Ku është fshehur Enxhi gjatë kësaj kohe dhe pse nuk është paraqitur në gjykatë? Përgjigjet për të gjitha këto pyetje vijnë sot në një rrëfim special për faqet e "Gazeta Shqiptare".
Enxhi, më në fund të kapa. Ku ke humbur gjithë këto kohë?
Jam marrë normalisht me aktivitetet e mia në Tiranë. Kam frekuentuar po të njëjtat ambiente, po të njëjtët miq, po të njëjtët kolegë.
Domethënë nuk je fshehur në Kosovë?
Nuk kam pasur arsye të fshihem në Kosovë nga askush. Këto janë imagjinata të gazetarëve që i shkruajnë. Hera e parë dhe e fundit kur kam qenë në Kosovë, ka qenë përpara Vitit të Ri dhe kam shkuar për t'u argëtuar e jo për t'iu fshehur ndokujt.
E di që Policia të ka shpallur person në kërkim?
Nuk është e vërtetë që jam person në kërkim, nëse do të isha do të më kishin gjetur. Unë jetoj prej dhjetë vitesh në rrugën "Myslym Shyri", pranë Drejtorisë së Policisë dhe nëse ky lajm do të ishte i vërtetë, do ta kishin shumë të lehtë për të më lokalizuar.
Kur ke mësuar për këto shkrime, pse nuk ke shkuar në Gjykatë për të dëshmuar në lidhje me gjyqin që ka hapur Leonard Bombaj?
Me këtë çështje është marrë familja ime, derisa unë arrita të kisha një takim me palën tjetër.
Çfarë ndodhi pas atij takimi?
Pas atij takimi unë reflektova dhe arrita në përfundimin që reagimi im ishte i tepërt në atë moment. Nuk jam askushi për të gjykuar askënd. Ajo që më bëri të pendohem për këtë deklaratë aq impulsive dhe të nxituar, ishte fakti, që veç tij, cenova edhe familjarët, gruan, fëmijët dhe prindërit. Ndaj, do doja që përmes kësaj interviste t'u kërkoja ndjesë dhe atyre.
Si po shkon çështja tani?
Kjo çështje ka marrë tashmë një drejtim krejt të ndryshëm nga sa të tjerët kanë pritur. Seanca që do të pasojë është ajo e pajtimit.
(per me teper lexoni numrin e sotem te Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)