Kampusi universitar, hapet drita jeshile për ndërtimin
TIRANE- Projekti i kampusit universitar për universitetin më të madh në vend i është hapur drita jeshile. Universiteti i Tiranës ka dhënë 2 milionë euro për fillimin e zbatimit të projektit për ndërtimin e Kampusit Universitar, i cili do të ketë një shtrirje prej 40 mijë metra katrorë.
Rektori i Universitetit të Tiranës, Dhori Kule ka pohuar se këtë javë do të dërgohet në bashki i gjithë dokumentacioni i kërkuar për marrjen e lejes së ndërtimit të këtij kampusi, i cili do të ndërtohet në këtë zonë. "Javën e ardhshme do të dorëzohet aplikimi për lejen e ndërtimit dhe pasi të merret leja do të përdorim buxhetin tonë, si dhe do të kërkojmë fonde të tjera për ndërtimin e Kampusit, i cili do të ideohet me godina për të gjithë", - tha rektori Kule.
Vlera totale për ndërtimin e Korpusit është 26 milionë euro, ndaj rektorati ka kërkuar ndihmën e qeverisë për financimin e këtij projekti. Dhori Kule i bëri këto deklarata gjatë përurimit të një laboratori në Fakultetin Ekonomik, i cili do të ndihmojë në kërkimin shkencor të të rinjve.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)