Kombëtarja U 17, dyshime për pazare për në Holandë
TIRANE - Kombëtarja U17 e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç do të udhëtojë sot për në Holandë, ku në datat 22-27 mars do të zhvillojë raundin elitë të eliminatoreve të Europianit 2012 për këtë grupmoshë. Por, përveç urimit të bërë nga presidenti i Federatës Armand Duka dhe trajneri Xhemal Mustedanagiç, ajo që binte në sy ishte endja përqark Federatës e prindërve të ndryshëm, që kërkonin informacion. Arsyeja? Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk e ka publikuar listën e atyre që do të udhëtojë për në tokën holandeze edhe pse sot bëhet nisja. Një gjë e pamendueshme kjo përpara një kompeticioni kaq të rëndësishëm. Gjithçka mbetet një mister, ç’ka ngre dyshime të shumta se me këtë ekip janë duke u kryer pazare, siç ndodh rëndom në kompeticionet e moshave në Shqipëri. Të pyetur për këtë problem, zyrtarët e Federatës kanë bërë të ditur se lista e skuadrës do të publikohet të martën në mëngjes, pra sot, kur skuadra të jetë nisur për në Holandë. “Kemi patur probleme me disa lojtarë që luanin jashtë, prandaj nuk është publikuar lista”, u mundua të justifikohej zëdhënësi për shtyp i FSHF-së Lirim Zalla. Edhe nëse nuk është çështje pazaresh, mospublikimi i listës së ekipit që do të mbrojë ngjyrat kuqezi, përbën një skandal më vete. Kjo, pasi presupozohet që listat hartohen pas një pune të mirë përzgjedhëse, gjë që në fakt duket se nuk është kryer. Se kush do të veshë fanelën e Shqipërisë, në një turne që më shumë ndiqet nga menaxherët, kjo do të mësohet vetëm sot dhe kjo nuk është dëgjuar ndonjëherë në futboll.
Historia
Nuk është hera e parë që lindin dyshime për pazare mbi kombëtaret e moshave, duke qenë se aty luajnë futbollistë të rinj dhe që ende nuk janë bërë të njohur për publikun. Në të shkuarën, historitë kur futbollistë akuzojnë zyrtarë të caktuar të Federatës se u kërkojnë lekë për t’u bërë pjesë e kombëtares, kanë qenë të shumta. Henri Shiba, që luan me Ravenën në Itali, akuzoi publikisht ish-trajnerin e Shpresave Artan Bushati se i kërkonte ryshfet për t’i dhënë një vend në skuadër. Po ashtu, Kristi Vangjeli akuzoi ish-teknikun e Shpresave Hasan Lika për të njëjtën gjë.
Europiani
Raundi elitë i Europianit të 17 vjeçarëve starton të enjten, më 22 mars, me Shqipërinë që do të ndeshet me Holandën në Venrai, ndërkohë që do të përfundojë më 27 mars me ndeshjen Shqipëri-Irlandë. Ky është turi i dytë i kampionatit europian të vitit 2012 për këtë grupmoshë, ku Shqipëria ka arritur një kualifikim historik. Për në fazën finale kualifikohet skuadra e parë e çdo grupi. Shqipëria ndodhet në grupin 5, bashkë me Holandën, Serbinë dhe Irlandën, tre ekipe me një traditë të madhe në futboll. Gjithsesi, pas kualifikimit për në këtë raund, mund të thuhet se skuadra shqiptare ka arritur një mision historik, duke qenë se kualifikime të tilla mungojnë.
(er.nu/A.Latifi/BalkanWeb)