Vrasjet në “21 janar”, në hetim 5 gardistë të tjerë
TIRANE - Kopjimi dhe fshirja e pamjeve të demonstratës së dhunshme të 21 janarit, në serverin e Kryeministrisë duket se do të “hajë” kokat e pesë efektivëve të tjerë të Gardës së Republikës.
Njësia e specializuar Task-Forcë pranë Prokurorisë së Tiranës, ka marrë nën hetim punonjësit e Gardës, të cilët dyshohet se kanë dijeni për kopjimin dhe më pas fshirjen e filmimeve të serverit qendror që ndodhet në godinën e qeverisë.
Sipas burimeve nga prokuroria personat nën hetim mbrëmjen e 21 janarit 2011 kanë qenë brenda godinës së kryeministrisë dhe kanë pasur nën administrim dhomën e serverit qendror.
“Punonjësit e gardës të cilët janë marrë nën hetim, kanë dijeni për një fakt të tillë dhe kanë dhënë shpjegime para hetuesve”, - tha një zyrtar i prokurorisë.
(shkrimin e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare)
(er.nu/GSH/BalkanWeb)