E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ilia Basho-Yllkës: Ti more shpullën e Elenit, unë e heq nga skena pa zhurmë

TIRANE- “Më prit dhe pak, më prit dhe ajo do të largohet nga skena, pa u bërë zhurmë dhe t’i nuk do të kesh fare punë, e di unë sesi do ta rregulloj, t’i ke ngrënë një shpullë, por asaj do t’i kthehen dhjetë të tilla mbrapsht”.

Ilia Basho, i akuzuar për organizim të vrasjes së bashkëshortes Eleni Basho, mbrëmjen e 2 shkurtit 2012, i përgjërohej të dashurës Yllka Shehajt ta priste derisa të ndahej nga e shoqja për tu martuar së bashku. Në vendimin e saj, Gjykata e Apelit rendit arsyet përse vendosi ta linte në burg Ilia Bashon.

Sipas Apelit, jo vetëm që faktet flasin kundra Bashos, duke ngritur dyshimin se ai është autor i vrasjes së bashkëshortes, po veprimet e tij kontradiktore, rrëfimet e të dashurës Yllka Shehaj si dhe rreziku për të ndikuar mbi dëshmitarët nëse do të ishte i lirë, janë vetëm disa nga arsyet përse sot njeriu që kreu krimin “tinëzar” duhet të qëndrojë prapa hekurave…
(Shkrimin mund ta lexoni sot në Gazeta Shqiptare)
(ma.ar/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›