E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanuni zbatohet edhe jashtë Shqipërisë

Foto ilustruese

Prishja e një pakti për martesë ka çuar në një përleshje masive shqiptarëve në Gjermani. Ngjarja ka ndodhur në Ochtrup. Në përleshje janë përfshirë rreth 50 persona ndërsa mes tyre tre kanë mbetur të plagosur rëndë.

Është dashur ndërhyrja me helikopter për dërgimin e të plagosurve në spital. Incidenti ka si zanafillë mos mbajtjen e premtimit për martesë.

Policia ka ndaluar nëntë persona si dhe ka sekuestruar një pistoletë frikësuese, disa thika, shkopinj bejsbolli dhe sende të tjera të forta që janë përdorur gjatë zënkës.

Ndërkohë që persona të tretë po bënin përpjekje për ti pajtuar dy familjet, dikush ka shtënë me një revole frikësuese, pa plumb. Kjo ka nxitur përleshjen fizike mes tyre. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›