Biznesi gjerman mbështet atë shqiptar
Kryetari i Dhomës së Koblenzit, në Tiranë
Kryetari i Unionit Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ilir Zhilla, priti për disa ditë në Tiranë kryetarin e Dhomës së Koblenzit të Gjermanisë, z. Vilbert. Mes tyre u bisedua për një projekt specifik për Shqipërinë. Nga ana tjetër miku gjerman garantoi mbështetje për ndryshimet në legjislacionin për biznesin e vogël. Ndërkohë është konkluduar dhe është gati krijimi i Dhomës së Artizanatit e Zejeve. Nga data 23-25 korrik zhvilloi një vizitë në Shqipëri z. Karl Jurgen Vilbert, kryetar i Dhomës së Artizanëve të Koblenzit, Gjermani. Kjo Dhomë e njohur aktualisht drejton një program të gjerë për krijimin e Dhomave të Zejtarëve apo të Artizanatit në të gjithë Evropën Juglindore. Nisma, që mbështetet edhe nga Qendra për Shtresat e Mesme (Sofie), po realizohet edhe në Shqipëri. Vizita e z. Karl Jurgen Vilbert u bë pikërisht në këtë kuadër. Një nga synimet kryesore të tij ishte nxitja e infrastrukturës ligjore, me fjalë të tjera bërja e një ligji për artizanatin dhe zejet. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, z. Vilbert zhvilloi takime me deputetët e Kuvendit Popullor, Fatos Beja dhe Edmond Spaho; me zv.ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Eno Bozdo; me kryetarin e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë, Ilir Zhilla; si dhe me rektorin e Universitetit të Tiranës, Dhori Kule.
Në të gjitha këto takime u diskutua mbi nevojën për një infrastrukturë ligjore bashkëkohore, në mbështetje të biznesit të vogël dhe të veprimtarisë së artizanëve e zanatçinjve. Harmonizimi i veprimeve me shkollat profesionale merr një rëndësi të posaçme, në kushtet kur organizimi i biznesit të vogël nuk mund të bëhet pa një kombinim të traditave me njohuritë e reja dhe arritjet teknologjike të kohës. Një takim të veçantë, z. Vilbert pati me gazetarët shqiptarë. Në këtë takim, u bisedua për zhvillimet ekonomike në Shqipëri, për problematikat e biznesit të vogël, për konceptet mbi zejet dhe artizanatin, si dhe mundësitë reale për krijimin e Dhomës Kombëtare të Artizanatit. Mbështetja e mediave, - u tha midis të tjerave në takim, - e bën më të lehtë rrugën e biznesit drejt arritjeve që natyrshëm japin impakt mbi gjithë zhvillimet shoqërore. Mysafiri i nderuar nga Gjermania ishte gjithashtu në Shkodër, ku zhvilloi takime me rektorin e Universitetit “Luigj Gurakuqi”, si dhe me drejtues të Dhomës së Artizanëve, grupe zejtarësh etj. Nxitja e artizanatit dhe e biznesit të vogël përgjithësisht ishte tema kryesore në këto takime, ku z. Vilbert shoqërohej nga koordinatori i programit, Emil Vasiliev dhe kryetarja e Shoqatës së Grave Afariste e Profesioniste, Flutura Xhabija. Ndërkaq, një komision i përbërë nga përfaqësues të Bashkimit të Dhomave të Tregtisë, Shoqatës së Grave Afariste, Konfederatës së Artizanëve, por edhe nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Arsimit dhe Ministria e Punës, po punojnë për ngritjen e Dhomës Kombëtare të Zejeve (Biznesi i vogël) në Shqipëri. Deri tani janë ngritur Dhoma të tilla në Shkodër, Vlorë, Fier, Pogradec etj. Vizita e kryetarit të Dhomës së Koblenzit, Karl Jurgen Vilbert, njëherësh edhe drejtor i nismës për krijimin e Dhomave të Artizanatit e Zejeve në Ballkan, iu jep një kuptim të ri të gjitha përpjekjeve për inkurajimin e biznesit të vogël në Shqipëri. Palët po punojnë për një projekt specifik për Shqipërinë në këtë fushë.
65 fermerë dhe subjekte private, panair në plazhin e Velipojës
Rreth 65 fermerë dhe subjekte private të qarkut verior të Shkodrës ekspozuan dje prodhimet e tyre në një panair të organizuar në plazhin e Velipojës, i mbipopulluar në këto ditë të nxehta nga disa qindra pushues vendas dhe të huaj. Ky panair u organizua nga Drejtoria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në prefekturën e qarkut të Shkodrës, Komuna e Velipojës dhe Kooperacioni spanjoll AECID. Kryetari i Komunës së Velipojës, Nikoll Marku, tha në çelje të këtij panairi se "Komuna e Velipojës është e përfshirë në projektet e agrobiznesit, ndërkohë që panairi është një mundësi shumë e mirë për të promovuar vlerat prodhuese përpara një numri të madh pushuesish, një pjesë e mirë e të cilëve vijnë nga jashtë Shqipërisë". Sipas tij, pushuesit kanë pasur mundësi të furnizohen me prodhimet e freskëta që kanë ofruar fermerët e qarkut të Shkodrës.
Drejtori Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit në Shkodër, Guri Beshi, e argumentoi organizimin e këtij panairi në Velipojë për peshën e madhe që ka kjo komunë në prodhimin bujqësor, sidomos në konsumin që ka në stinën e verës, ku pushojnë rreth 100 mijë pushues. "Fermerët dhe prodhuesit me këtë rast jo vetëm ekspozojnë prodhimet e tyre, por në të njëjtën kohë edhe shtojnë mundësinë për tregtimin e tyre", - nënvizoi Beshi, duke shtuar se panairi i promovimit të prodhimeve bujqësore tipike dhe i agrobiznesit në tregjet e vendit, është një eveniment i rëndësishëm në kuadër të nxitjes së zhvillimit të prodhimeve, zgjerimit të tregjeve, rritjes së fitimit, promovimit të prodhimeve organike, zhvillimit të turizmit dhe zhvillimit rural në përgjithësi.
Pjesëmarrës në çeljen e panairit ishte dhe përgjegjësi i projekteve pranë agjencisë spanjolle të bashkëpunimit ndërkombëtar për zhvillim, Alvaro Nieto, i cili u shpreh se "nuk është e rëndësishme vetëm t’i prodhosh këto produkte, por në të njëjtën kohë duhet të dish se si t’i shesësh". Nieto tha se të tilla panaire janë në projekt të organizohen edhe në vende të ndryshme të Evropës për të ofruar prodhimet shqiptare sa më afër Evropës.
Pavijonet e këtij panairi janë vizituar nga pushues të shumtë që ndodhen aktualisht në plazhin e Velipojës, për të cilët kjo ditë ka qenë një mundësi e mirë për të bërë furnizimet e tyre me produkte të freskëta. Fermerët janë shprehur se për ta ka qenë një ndër ditët më të mira në drejtim të biznesit të tyre, pasi kanë arritur të shesin gati 100 për qind të gjithë prodhimin e tyre, gjë që nuk e kanë hasur në organizimin e panaireve të tjerë.