Epoka e ndryshimit të aleancave politike
Ndërsa në Shqipëri institucionet po bëhen gati të përshtaten me sjelljen e qeverisë së re (të paktën në gjysmën e saj), por me të njëjtin Kryeministër, nga ana tjetër, opozita është e rrethuar nga debate të forta për zgjedhjet parlamentare, por edhe me zgjedhjet në PS, që po afrojnë me fundin e shtatorit.
Pas 4 vitesh të qeverisë "Berisha" dhe opozitës "Rama", sot shqiptarët, besoj, janë më pragmatistë nga sa ishin në zgjedhjet e tyre politike. Kjo, për shkak se aleancat e reja do të sjellin qasje të re të elektoratit tradicional në votime, e për pasojë, edhe në rezultatin e tyre.
Sot, në skenën politike ka zbritur një aleancë, që 4 vite më parë nuk mund të mendohej lehtë, nga elektorati i djathtë kryesisht. E kjo për faktin se e majta, pas viteve ‘90 u edukua me një frymë përgjithësisht liberale dhe iniciatore e bashkëpunimeve në momente të caktuara dhe pa dyshim, të vështira të historisë politike me liderin e Partisë Demokratike.
Duket se 8 vitet e opozitës kanë ndryshuar sjelljen e kryetarit të mazhorancës së sotme në përballjen me situatat e reja. Në ditët e paszgjedhjeve të 28 qershorit, ndërsa Berisha dhe lideri i partisë së majtë, LSI, Ilir Meta shkëmbyen mesazhet e bashkëqeverisjes, në mjediset publike nuk fshihej pakënaqësia e votuesve të djathtë, që u duhej ta ndanin pushtetin me partinë e majtë të ish-kryeministrit socialist, apo e kundërta e të majtëve, që duhej të bashkëqeverisnin me Berishën.
Nga ana tjetër, sot, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili duket qartë se e ka siguruar vendin e udhëheqësit në partinë e tij, pavarësisht 26 shtatorit, po nis këto ditë një tur takimesh me përfaqësues dhe drejtues të partive të djathta, si Nard Ndoka, Dashamir Shehi, Spartak Ngjela etj., duke dhënë kështu sinjale të qarta për një kthesë në politikën e opozitës, duke përqafuar rrymën e aleancave të reja që po zyrtarizohen në sytë e opinionit publik. Me sa duket, këtë e imponoi sistemi i ri i propozuar nga Rama, por i kuptuar në mënyrë të saktë, të paktën kështu rezulton publikisht, nga Berisha.
Gjithë kjo formë e re e bashkëpunimit, pavarësisht se nga cili u iniciua, nga Berisha apo shefi tashmë i politikës së jashtme, Ilir Meta dhe së fundi nga kreu i Partisë që drejton opozitën në vend Edi Rama, duket se po zbret në mënyrë të qetë në një frymë jo-negative, duke u pranuar tashmë nga elektorati apo pjesa e militantëve tradicionalë të partive politike.
Mund të thuhet pa hezitim se, ky proces politik dhe publik do të shtojë gjithashtu kategorinë e atyre që përbëjnë të pavendosurit, drejt të cilëve politika duhet të punojë shumë për t‘i afruar në zgjedhjet e ardhshme në alternativën që përfaqësojnë.
Dallimet e forta e që kanë përshkruar sjelljen e militantëve politikë (kujtojmë këtu përplasjet e rënda deri me armë e vrasje në zgjedhje për bindjet partiake apo zëvendësimet e "dhunshme" të administratës civile), me këtë rast zbehen dukshëm dhe i bën ata, në mënyrë të vullnetshme, të kuptojnë që sjellja ndaj kundërshtarit politik, në radhë të parë, duhet të jetë sjellje që përcjell qytetari e respekt.
Kushdo, me një kujtesë politike në këtë vend, nëse kujton jo shumë larg gjuhën ekstremiste që përdorej, sot vëren se fenomeni që po ndodh, pavarësisht interesave që përcaktojnë lëvizjet e detyruara politike, sjell një mesazh të rëndësishëm për demokracinë.
Grupimet politike po devijojnë nga sjelljet tradicionale dhe komplekset dramatike të së shkuarës dhe kjo pa dyshim është një epokë e ndryshme e historisë politike në Shqipëri, që mund të quhet pa frikë epoka e re e ndryshimit të aleancave.