Si ta kuptojmë Vladimir Putinin?
Në fund të gushtit, kur Osetia e Jugut dhe Abkhazia (dy rajone separatiste të Gjeorgjisë) përkujtuan njëvjetorin e njohjes nga Rusia si shtete të pavarura, ish-presidenti dhe aktualisht Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi: "Nga pikëpamja morale është krejtësisht i drejtë krahasimi i Kosovës me Abkhazinë dhe Osetinë. Nuk ka kurrfarë dallimesh thelbësore. Në të dyja rastet kishte konflikt etnik, në të dyja rastet kishte shkelje të ligjit". E ruajta dhe e citova fjalë për fjalë deklaratën e Putinit, sepse në thelb, ajo binte ndesh me ato që dija unë deri tani për pozicionimin personal të tij dhe qëndrimet zyrtare të Rusisë me Putinin President apo Kryeministër ndaj Kosovës. Dhe ja pse:
Rusia e miratoi Rezolutën e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Ajo iu bashkëngjit ndërhyrjes ndërkombëtare për t‘i dhënë fund gjenocidit të Serbisë ndaj dy milionë shqiptarëve etnikë të Kosovës. Mendoj se me këto veprime, Rusia, me President Putinin, i dha fund formalisht respektimit të së drejtës ndërkombëtare për bashkë-ekzistencën në paqe mes popujve dhe shteteve. Pas largimit të trupave ushtarake nga Kosova, Rusia u pozicionua hapur politikisht dhe institucionalisht në favor e mbrojtje të interesave të Serbisë, duke nëpërkëmbur, nën emrin e saj, të drejtën ndërkombëtare. Këtë e zbatoi edhe gjatë të tre muajve të ekzistencës dhe të funksionimit të Komisionit Tri-Palësh në vitin 2007. Me mbështetjen e gjithanshme të pretendimeve të Serbisë ndaj Kosovës, Rusia shfrytëzoi çdo mundësi. Argumentet e mundshme varionin nga ligji ndërkombëtar, ndjesia etnike, lidhjet historike tradicionale, interesat ekonomike e gjeostrategjike. Në këtë mbështetje, nisur nga dy "gjestet" e bëra publike nga Vladimir Putin, mendoj se domethënëse e përcaktuese ka qenë dhe mbetet sentenca e kundërshtimit të Putinit për mosnjohjen e Kosovës shtet: "Kosova mund dhe do të bëhet precedent". Ndërsa tani, ky personalitet me peshë të ndjeshme në politikën globale dhe deciziv në arritjet jo shumë të kënaqshme ndërkombëtare të Kosovës së pavarur, nuk heziton të krahasojë, barazojë e të barazvlerësojë statusin aktual të Kosovës me Abkhazinë dhe Osetinë, në raport me moralin dhe ligjin. Këtu fillon moskuptimi im për thënien e Putinit.
Në fillim të dhjetëditëshit të dytë të gushtit 2009, Putin, i pyetur në një konferencë për shtyp, pas takimit me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, për pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Rusia, u përgjigj: "Mundësitë ekzistojnë, por vetëm në linjë me të drejtë ndërkombëtare… kjo mund të ndodhë, duke marrë parasysh qëndrimin e të gjitha palëve, në këtë rast të Serbisë. Nëse arrihet një kompromis, ne do të pajtohemi me atë". E thënë ndryshe, për ta bërë më të kuptueshme përgjigjen e Kryeministrit Putin, mundësitë për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur e sovran edhe prej Rusisë ekzistojnë, nëse respektojnë e përputhen me të drejtën ndërkombëtare, gjë që gjykohet e vlerësohet (respektimi apo jo i kësaj të drejte) nga Serbia. Rusia, anëtarja e përhershme e Këshillit të Sigurimit, që gëzon të drejtën e përdorimit të vetos për çështje në ballafaqim me të drejtën ndërkombëtare, për "rastin" Kosovë ia delegon këtë të drejtë Serbisë. Nuk mund të gjykoj se për ç‘arsye e bën këtë. Me këtë rrjedhë arsyetimi, nuk është vështirë të arrihet në përfundimin se Putini, që flet në emër të Rusisë, do ta njohë pavarësinë e Kosovës, nëse këtë e njeh Serbia!!!
Por, pa kaluar dy javë nga ky deklarim, z.Putin, duke folur për statusin e Abkhazisë dhe Osetisë, kur Rusia është jo vetëm protagonisti kryesor ndërkombëtar, por edhe i vetmi aktiv dhe në veprim (Nikaragua është pasuesi i vetëm i Rusisë në njohjen e tyre), "e harron" fare Serbinë, kur krahason Kosovën me to. Dy javë më pas, Kryeministri i Rusisë, i përballur me plotësimin e interesave ruse, shfaqet mirëkuptues, madje edhe sugjerues në kërkim të këtij kuptimi, për ta barazvlerësuar moralisht dhe ligjërisht Kosovën me Abkhazinë dhe Osetinë. Ai lë, thuajse fare hapur në nëntekst, të kuptohet që nëse bashkësia ndërkombëtare njeh dhe miraton ambicien (investimin politiko-ushtarak) ruse mbi dy krahinat autonome të Gjeorgjisë, Rusia është e gatshme ta njohë Kosovën.
Dhe, për të përcjellë këtë mesazh (njëjtësimin e rastit Kosovë me Osetinë e Abkhazinë), Putin spekulon jo vetëm duke përzier ligjin me moralin, por edhe me praktikën ligjore ndërkombëtare për njohjen dhe pranimin në OKB të një shteti të ri. Ai nuk heziton të thotë se, dy rajonet separatiste të Gjeorgjisë e kanë fituar subjektivitetin ndërkombëtar nga çasti kur janë njohur nga të paktën një shtet.
Vështirë ta kuptojmë Putinin! Kërkon njohjen ndërkombëtare për etni e rajone, që mund edhe ta meritojnë, me kushtëzimin nëse një shtet e vlerëson dhe deklarohet për këtë. Ndërkohë që nuk heziton, por është bërë edhe barriera kryesore e afirmimit përfundimtar të pavarësisë së Kosovës, edhe kur shtetin tonë e kanë njohur mbi 60 vende të botës, e këto vende nuk janë thjesht dhe vetëm Rusia e Nikaragua, por SHBA, 22 shtete të BE-së, 7 nga 8 vendet e G8-ës etj. Atëherë, pa thënë "si ta parashikojmë të ardhmen", le të themi: "Si ta kuptojmë Putinin?".