Tafani: Elbasani meritonte të paktën një pikë në Sarandë
Sulmuesi i ri verdheblu, Ornald Tafani, autori i golit të dytë në ndeshjen e fundit, shpreh keqardhjen për humbjen
Elbasani është mposhtur sërish në transfertë, edhe pse shpresoj shumë se këtë radhë do të ndryshonin gjërat. Ekipi verdheblu tregoi përsëri se ka probleme të mëdha dhe për momentin superliga duket vërtet shum렠larg. Nuk mjaftojnë vetëm ndeshjet e fituara në shtëpi për ta realizuar këtë objektiv, pasi rivalët po fitojnë edhe jashtë. Nëse do të vazhdohet me këtë ritëm, sigurisht që Elbasani do të vazhdojë të qëndrojë në kategorinë e parë.
Në Sarandë elbasanasit bënë një ndeshje relativisht të mirë, duke gjykuar nga fakti se mungonin 4 titullarë: Sekseni, Gava, Dalipi dhe Kuçi. Kështu, me një grup të përgjysmuar, verdheblutë kanë arritur të shënojnë dy herë, por në fund klanë dalë të humbur, sepse kanë tre gola. Protagonist në ndeshjen me Butrintin ishte i riu i talentuar, Ornald Tafani, i cili shënoi golin e barazimit të përkohshëm. Ai thekson se Elbasani meritonte të paktën një pikë në Sarandë:
Besoj se zhvilluam një ndeshje me nivel mesatar, ku pa dyshim ndikuan mungesat e shumta qe kishim. Mendoj se ashtu si rrodhën ngjarjet, ekipi duhej të merrte të paktën një pikë në atë ndeshje, sepse i patëm rastet tona, që nuk i shfrytëzuam. Tashmë kjo ndeshje kaloi dhe duhet të shohim përpara, edhe pse duhet të them se ndiej keqardhje që nuk u kthyem me një rezultat pozitiv nga Saranda.
Tafani, autori i golit të dytë për Elbasanin, këtë sezon ka shënuar edhe në kupë me Dinamon. Ai nuk e fsheh entuziazmin për këtë fakt, por pohon se do të ishte më i kënaqur nga një rezultat pozitiv i ekipit të tij në ndeshjen e fundit. Jam i kënaqur me veten, pasi arrita të shënoja një gol, por më vjen shumë keq që dolëm pa pikë.
Dua të falënderoj stafin teknik për besimin që më ka dhënë dhe do të mundohem ta shpërblej me gola të tjerë në vazhdim. Në ndeshjen me Butrintin, mbrojtësi Mardian Kacollja pësoi një dëmtim të rëndë në kokë, pas një përplasjeje më portierin kundërshtar.
