E Shtunë, 31 Tetor 2026

Era e fortë bllokon tragetet në port

Moti i keq ka prekur sërish Vlorën. Era e fortë në orët e paradites ka shkaktuar probleme në portin detar të qytetit. Burime nga Kapitaneria e portit kanë konfirmuar se asnjë anije nuk është lejuar të dalë në det, si pasojë e erës së fortë dhe detit të trazuar, çka e bënte të pamundur lundrimin. Përveç anijeve të peshkimit dhe anijeve tregtare, edhe dy tragetet e linjës Vlorë-Brindisi kanë qëndruar në radë. Sipas Kapitanerisë, era e fortë dhe moti i keq do të vijojë deri paraditen e sotme, çka ka bërë që të jepet rekomandimi që anijet të cilat janë gjendur në det të sistemohen në vendstrehime, ndërsa të tjerat të mos nisen sipas planifikimit të bërë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›