Lushnjë, spitali nuk ka gjak për talasemikët
Pacientët e sëmurë me talasemi, e në mënyrë të veçantë fëmijët e vegjël, rrezikojnë mjekimin për sëmundjen e tyre. Baza e trajtimit të sëmundjeve të tyre, gjaku, mungon, ose është me pikatore në të gjitha spitalet e vendit. Rezervat e gjakut janë të pakta, si në qytetet e mëdha ashtu dhe në ato të vogla. Madje, problemet më të mëdha me mungesat e gjakut janë në qytete si Lushnjë, apo Fier, ku pacientët që vuajnë nga talasemia janë edhe më të shumtë në numër. Në spitalin e Lushnjës ka vetëm 20 njësi gjaku për 400 pacientë, për të cilët problemet e gjakut janë munduar t‘i zgjidhin me familjarët e të afërmit me dhurimet e tyre. Në 10-vjetorin e Shoqatës së Talasemikëve në qytetin e Lushnjës është zhvilluar një takim me talasemikët, ku merrnin pjesë prindër, pacientë, mjekë. Kreu i Shoqatës së Talasemikëve, Musa Zeneaj, tha se mungesa e gjakut në Lushnjë ka bërë që pacientët të shpresojnë më shumë te Zoti sesa te mjekët. Gjithashtu, "mungesa e gjakut ndihet jo vetëm te pacientët talasemikë, por edhe në raste urgjente, siç janë aksidentet.
Nga ana tjetër, zv/ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj, i pranishëm në këtë konferencë pranoi problemet që ekzistojnë me talasemikët shqiptarë. Por, sipas tij duhet theksuar edhe fakti se nga vitit 2005 e në vijim është rritur numri i dhurueseve vullnetarë. Aktualisht, banka e gjakut në Lushnjë, ku ndodhet edhe Qendra Rajonale e Hematologjisë, numëron 20 flakon me gjak.
Këto njësi gjaku, ndryshe rezervat, janë të pamjaftueshme për kërkesat nga ana e pacientëve me talasemi.
Para dy ditësh, një ekip mjekësh dhe një qendër e lëvizshme e transfuzionit të gjakut, është vendosur përpara Pallatit të Kulturës, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për të dhuruar gjak.