Privatizimi i paligjshëm i tokës, nisin verifikimet në Fier
Prefekti i Qarkut të Fierit, Shahin Bejdaj, pohon problemet e shumta që ekzistojnë lidhur me tokën bujqësore. Në Komisionin e Njohjes dhe Vlerësimit të Pronave në prefekturë janë depozituar deri të premten e javës që u mbyll 708 dosje me ankesa dhe kërkesa të pronarëve. Prefekti Bejdaj ka pranuar abuzimet që kanë ndodhur me tokën bujqësore në shpërndarjen e akteve të pronësisë sipas ligjit 7501. Në Komisionin e Verifikimit të këtyre akteve, të ngritur sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave vitin e kaluar, deri të premten janë depozituar 708 ankesa nga ana e qytetarëve, të cilët kanë hasur probleme me tokën bujqësore.
Prefekti shpjegon për gazetën "Shqip" se komisioni në fjalë ka marrë në shqyrtim rreth 100 ankesa, të cilat kanë të bëjnë me mbishtresime pronarësh për të njëjtën sipërfaqe toke bujqësore, abuzime gjatë shpërndarjes së tokës bujqësore nga ish-komisionet e tokës të njësive të qeverisjes vendore, si dhe ish-komisionerët në fshatra që kanë ndarë tokën bujqësore.
"Ne jemi aktualisht në fazën e klasifikimit të këtyre dosjeve sipas natyrës që kanë. Së shpejti do të fillojmë nga mbledhja e komisionit për verifikimin dhe dhënien e vendimeve përkatëse lidhur me këto kërkesa dhe ankesa, pasi ka dalë vendimi Nr. 224 i qeverisë dhe ditën e premte ky vendim është botuar në Fletoren Zyrtare. 15 ditë pas botimit, kur ky vendim hyn në fuqi, ne do të nisim menjëherë konstatimin e vlefshmërisë së vendimeve, pra do të shqyrtojmë kërkesat dhe ankesat", thotë prefekti, i cili shton se "deri tani kemi identifikuar mjaft probleme. Jemi përballur me një problem të tillë si mbivendosje pronarësh. Po ashtu kemi përcaktuar zonat e nxehta ku dyshohet se janë regjistruar abuzimet me ndarjen e tokës".
Sipas tij, më shumë probleme ka me tokën në përdorim, e cila në mjaft raste në Qarkun e Fierit është kthyer në pronësi pa respektuar ligjin dhe vendime përkatëse të qeverive të mëparshme.
Raste të tilla janë regjistruar në zonën e Semanit, ku shumë persona kanë marrë tokë në përdorim dhe pastaj e kanë kthyer në stane dhe e kanë shtuar sipërfaqen e tokës së marrë në përdorim aq shumë, sa janë bërë pronarë të mëdhenj. Por ajo çka konstaton prefekti dhe stafi i tij për këtë problem, ka të bëjë me faktin se këta pronarë abuzues të tokave në përdorim i kanë kthyer tokat e marra në pronësi të tyre. Numërohen mbi 50 raste në Qarkun e Fierit, kur toka në përdorim është privatizuar.