Parashikohet një pranverë me shi
Gjatë ditëve të fundit të marsit nuk do të kemi as kohë të ftohtë dhe as vapë të parakohshme. Moti do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje, ndërsa vranësirat do të jenë të pranishme edhe për dy ditët e ardhshme. Reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri në ditët e para të muajit prill. Pranverë e ngrohtë, por edhe me reshje. Sipas sinoptikanëve, të gjitha këto janë normale për stinën në të cilën ndodhemi dhe pranverën e parë. Vendi ynë është i përfshirë nga një mot me vranësira mesatare dhe të dendura, të shoqëruara me reshje të dobëta shiu, të cilat do të shfaqen kryesisht në zonën perëndimore. Sipas parashikimit të motit, edhe sot vendi ynë do të ndikohet nga vlera normale të presionit atmosferik, me tendencë rënie. Masat ajrore do të jenë të ngrohta dhe të lagëta.