E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incident gjatë ndeshjes, tifozët lushnjarë plagosin futbollistin e Apolonisë

Lushnje- Incident gjatë ndeshjes mes Apolonisë dhe Lushnjes, vetëm pak minuta më parë. Ka mjaftuar goli i barazimit të skuadrës fierake dhe tifozët lushnjarë janë rebeluar. Por nuk është mbyllur me kaq.

Ata kanë nisur të qëllojnë me gurë dhe sende të forta. Një gur ka goditur në sy qendërsulmuesin e Apolonisë, Mariglen Shoshi, duke e lënë të dëmtuar në mes të fushës.

Policia ka ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën, ndërkohë që

gjyqtari ka ndërprerë lojën për rreth 10 minuta. Ambulanca e njoftuar me urgjencë i ka dhënë ndihmën e parë futbollistit dhe më pas e ka transportuar për në spitalin e qytetit të Lushnjes.

Pas kësaj loja ka vijuar sërish, por situata ka qenë gjithsesi e tensionuar. Policia është duke hetuar për të zbuluar autorin e goditjes, por ende nuk ka të dhënë për këtë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›